fushekosova-prishtina1Skuadra e Prishtinës ka arkëtuar pikë të plota në Pejë, pasi e ka mposhtur Besën, në stadiumin “Shahin Haxhiislami”, me rezultat 2:1, në një sfidë interesante. Të parët në epërsi kaluan pejanët me golin e Kastriot Rexhës, në minutën e 22-të. Megjithatë, prishtinasit arritën ta përmbysin rezultatin në pjesën e dytë, duke shënuar dy herë. Fillimisht shifrat i barazoi Shend Kelmendi, në minutën e 63-të, derisa për golin e fitores u përkujdes Florim Bërbatovci, në minutën e 90-të. Ndërkohë, Trepça’89 ka realizuar fitore para tifozëve të vet, duke e mposhtur Ferizajn, me rezultat 1:0. Golin e fitores e shënoi Ibrahim Peci, nga penalltia në minutën e 90-të. Në anën tjetër, në Gjilan munguan golat, pasi as Drita e as Vëllaznimi nuk arritën të konkretizojnë asnjërën prej rasteve të krijuara.
 
Raiffeisen Superliga
Besa – Prishtina 1:2
Trepça’89-Ferizaj  1:0
Drita – Vëllaznimi 0:0
Hajvalia – Llamkos Kosova  1:1
Drenica – Trepça  2:0
Istogu – Feronikeli 0:1
 
Liga e Parë
Kosova (P) – Rahoveci  1:0
Vllaznia – Deçani  0:1
KEK-u – Dukagjini 2:1
Ulpiana – Gjilani 0:3
Ballkani – Fushë Kosova 1:2
2 Korriku – Lepenci 3:1
Flamurtari – Llapi 0:0
R. Sadiku – Liria 1:2
 
Superliga – Juniorët
Vëllaznimi – Besa 3:0
Kosova V – Llapi 5:1
Rilindja – Ferizaj 0:2
Prishtina – Drita 2:1
KEK-u – Trepça’89   2:3
Drenica – Ramiz Sadiku         0:1
2 Korriku – Feronikeli 3:0
Bardhi – Flamurtari     2:1