Kryetari Fadil Vokrri me kryetarin e DFB z. . Wolfgang Niersbach (1)Sot më 24 gusht kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri është pritur në takim nga kryetari i kampionëve të botës në futboll i Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), z. Wolfgang Niersbach dhe nënkryetari z. Rainer Milkoreit. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ish ambasadori i Kosovës z. Vilson Mirëdita, vëllezërit Zija e Nexhat Shoshi dhe Fehmi Konxheli, të cilët tash e disa vite kanë bërë të mundur miqësinë me Federatën e Futbollit të Gjermanisë dhe të FFK-së dhe këto takime janë rezultat i kësaj miqësie. Kryetari Vokrri ka falënderuar mikpritësit për ftesën dhe kohën që kanë ndarë për delegacionin e FFK-së, duke shprehur mirënjohjen e thellë për DFB dhe shtetin gjerman për të gjitha që ka bërë, po bënë dhe do të bëjë në të ardhmen për futbollin e Kosovës dhe shtetin e Kosovës. Për FFK dhe për Kosovën, DFB dhe Gjermania kanë qenë dhe mbetën njëri nga miqtë më të çmuar që kanë dhënë shumë për neve në të gjitha kohërat. Për të gjitha këto u jemi mirënjohës përgjithmonë u ka thënë kryetari Vokrri mikpritësve. Nga ana e tyre mikpritësit janë shprehur të gatshëm gjithmonë të jenë nëkrah të FFK-së dhe Kosovës. Në këtë takim kryetari Vokrri mori mbështetje të fuqishme dhe të parezerëvë nga e kryetari të DFB-së z. Niersbache dhe nënkryetarit Milkoreit. Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat sidomos në shkollimin e kuadrave të ndryshme si dhe që Federata e Gjermanisë do të angazhohet dhe do ta shfryëtzojë ndikimin e saj në UEFA dhe FIFA që Kosova sa më parë të bëhet pjesë e këtyre mekanizmave ndërkombëtarë. Po ashtu të dyja palët u pajtuan që më 27 shtator të zhvillohet një ndeshje miqësore ndërmjet veteranëve të futbollit të Gjermanisë dhe të futbollit të Kosovës. Kryetari Fadil Vokrri është po ashtu mysafirë special i kremtes që DFB, po organizon për ditrëlindjen e 70-të të nënkryetarit të saj z. Rainer Milkoreit.
Rainer Milkoreit-Vokrri (1)