foto:fcprishtinaSot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 3-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra e Prishtinës, e cila në dy javët e para kishte regjistruar fitore, këtë herë barazoi para tifozëve të vet në duel me Trepçën’89, me shifrat e fillimit 0:0. Të dyja palët krijuan disa raste të mira shënimi, por nuk arritën të gjejnë rrugën e golit. Gjithsesi, mundësinë më të mirë e kishin mysafirët, por Samir Sahiti nuk arriti të shënojë nga penalltia në minutën e 48-të. Në anën tjetër, rastin më të mirë për prishtinasit e pati Mentor Zhdrella kur e qëlloi shtyllën nga gjuajtja e lirë në minutën e 51-të. Një ndeshje mjaft interesante dhe me kthesë në rezultat u zhvillua në Skenderaj, ku Feronikeli arriti ta mposhtë Besën, me rezultat 2:1. Pejanët arritën ta mbyllin pjesën e parë në epërsi, me golin e Fatih Karahodës, në minutën e 40-të, mirëpo skuadra nga Drenasi arriti të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë brenda dy minutash. Fillimisht në minutën e 74-t shifrat i barazoi Bujar Shabani, derisa dy minuta më pas Qemal Elshani shënoi golin e fitores.
Raiffeisen SUPERLIGA, Java e 3-të
E SHTUNË,30.8.2014 nga ora 17.00
PRISHTINA-TREPÇA’89               0 : 0
Skenderaj: FERONIKELI-BESA   2 : 1
LIGA E PARË, Java e 2-të
E SHTUNË,30.08.2014 nga ora 17.00
LIRIA-KEK-u                                      1 : 0
Gjakovë:DEÇANI-R.SADIKU       0 : 2
JUNIORËT – SUPERLIGA ,Java e 2-të
E shtunë,30.08.2014 nga ora 11.00
DRITA – FLAMURTARI               4 : 2
BESA – KEK-u                                  3 : 0
TREPÇA 89 – KOSOVA (V)          0 : 0
FERIZAJ – BARDHI                      0 : 1
FERONIKELI – RILINDJA          2 : 1
PRISHTINA – VELLAZNIMI      3 : 2