ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur më datë 29.08.2014 ( ditë e premte ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 26.08.2014 dhe për të njejtat duke u bazuar në deklaratat e kërkuara plotësuese dhe raportet shtes nga zyrtaret e ndeshjeve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
 
V E N D I M E :
SUNAJ KEQI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga pankina nga ana e gjyqtarit ( manifestim të sjelljeve jo korrekte ) në ndeshjen e javës së dytë të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Hajvalia – Llamkos Kosova e zhvilluar më date 23.08.20113 në Kizhnicë
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250 EURO ( dyqind e pesëdhejt ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2.Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar më të holla është 15 ditë , nga dita kur është sjellur vendimi( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KF “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes ( thyerja e xhamit të autobusit të mysafirëve gjatë daljes nga stadiumi pas përfundimit të takimit) Trepça 89 – Ferizaj , e zhvilluar më date 24.08.2014 në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet shtesë dhe deklarata plotësuese e përsonit për siguri për këtë takim z Veton Çitaku );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
ZIJA HAZIRI ; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit disiplinor për lëshime në kryerjen e dëtyrës së vëzhguesit ( mos dërgimi i raportit plotësues )në ndeshjen e javës së pare të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Vllaznia – Deqani e zhvilluar në Pozharan me date 24.08.2014
DENOHET
Me shqiptimn e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 neni 39 paragrafi 1 pika 2.
 
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afat kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar numër ; II – të dates 29.08.2014 , respektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, 29.08.2014 Kryetari ; Dukagjin Zefi