besa-llamkosi1Skuadra kampione në fuqi, Llamkos Kosova ka realizuar fitoren e parë në këtë edicion të garave në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Istogun, me rezultat bindës, 5:0. Vushtrriasit kanë mbizotëruar gjatë tërë ndeshjes dhe kanë arritur që tifozët e tyre t’i kënaqin me pesë gola, duke dëshmuar se edhe në këtë edicion do të jenë në nivelin e duhur. Labinot Osmani (14’) hapi serinë e golave të vendasve në këtë ndeshje me një gol nga pika e bardhë e penalltisë. Bashkim Shala (33’) ngriti epërsinë në 2:0 pas asistimit të Osmanit, teksa më pas ishte radha e dy golave të Bajram Zuqakut (54’ dhe 61’). Rezultatin final 5:0 e vulosi Fatlum Ramadani me golin e shënuar në minutën e 63-të.
Ndërkohë, fitores i është gëzuar edhe Hajvalia, e cila në udhëtim e mposhti Vëllaznimin, me shifrat 1:0. Golin e vetëm të mysafirëve e realizoi Semir Zeneli (43’) me një gjuajtje precize brenda zonës.
Pikët e plota në këtë xhiro i ka arkëtuar edhe Trepça që në “Adem Jashari” mundi Dritën me rezultat 2-1. Berat Vinarci shënoi golin e parë për Trepçën në minutën e 10-të, derisa golin e dytë e realizoi Fiton Hajdari, në minutën e 70-të. Ndërkaq golin e vetëm të gjilanasve e realizoi Shqiprim Kelmendi (74’).
Fitores bindëse ka arritur edhe Ferizaj që në shtëpi të vet mundi Drenicën me rezultat 3:1. Vendasit arritën ta dominojnë këtë sfidë për të fituar në fund me dy gola epërsi. Betim Haxhimusa ishte heroi i Ferizajt me dy gola në këtë sfidë, të parin në minutën 22 me një gjuajte nga 12 metra, teksa të dytin e realizoi me kokë në minutën e fundit të pjesës së parë. Golin e tretë të vendasve e shënoi bukur Ylber Ramadani (60’), teksa golin e nderit për mysafirët e shënoi Kastriot Mehmeti (77’) pas një kundërsulmi.
 
Raiffeisen SUPERLIGA, Java e 3-të
E SHTUNË,30.8.2014 nga ora 17.00
PRISHTINA-TREPÇA ‘89                   0:0
Skenderaj: FERONIKELI-BESA          2:1
E DIEL,31.8.2014 nga ora 17.00
VËLLAZNIMI-HAJVALIA                 0:1
LLAMKOS KOSOVA-ISTOGU         5:1
TREPÇA-DRITA                                 2:1
FERIZAJ-DRENICA                           3:1
LIGA E PARË, Java e 2-të
E SHTUNË,30.08.2014 nga ora 17.00
LIRIA-KEK-u                                         1:0
Gjakovë:DEÇANI-RAMIZ SADIKU    0:2
E DIEL,31.8.2014 nga ora 17.00
GJILANI-2 KORRIKU                        2:1
DUKAGJINI-ULPIANA                     4:1
LLAPI-VLLAZNIA                             3:0
F.KOSOVA-FLAMURTARI               1:2
RAHOVECI-LEPENCI                        2:1
KOSOVA (P)-BALLKANI           2:1
JUNIORËT – SUPERLIGA Java e 2-të
E shtune,30.08.2014 nga ora 11.00
DRITA – FLAMURTARI            4 : 2
BESA – KEK-u                           3 : 0
TREPÇA 89 – KOSOVA (V)      0 : 0
FERIZAJ – BARDHI                    0 : 1
FERONIKELI – RILINDJA         2 : 1
PRISHTINA – VELLAZNIMI      3 : 2
E diel, 31.8.2014 nga ora 11.00
RAMIZ SADIKU – 2 KORRIKU  1 : 3
E hënë, 01.09.2014 në ora 11.00
LLAPI – DRENICA