ffk-llogofinKomisioni disiplinor i shkallës së pare në mbledhjen e vet të mbajtur me date 12.09.2014 ( ditë e premtë ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve dhe deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto :
 
 
V  E  N  D  I  M  E  :
 
LULËZIM  DOSHLAKU ; lojtar i klubit të futbollit “ Feronikeli “ nga Drenasi, me numër të librezës  5639 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, , për manifestim të sjelljes josportive ( pas kartonit të dytë të verdhë , gjatë largimit nga fusha godet topin dhe fyen përsonin zyrtar ) në ndeshjen e javës së IV-të , të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Prishtina – Feronikeli e zhvilluar në Kishnicë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit në procedure );
DENOHET
Me të holla në shumë  prej ; 150 EURO ( njëqind e pesëdhjet ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10  paragrafi 1 pika 1
Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi.
 
 
ARMEND  KASTRATI ; lojtar i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia, me numër të librezës  3820 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  19, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive ( grushtim i lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së IV-të të raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Trepça e zhvilluar në  Kishnicë (  inqizimet televizive dhe deklarata plotësuese )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 150  EURO ( njëqind e pesëdhjet ) në bazë të Rregullores  disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3  dhe neni 10 paragrafi 1 pika1. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë, nga data e sjelljes së këtij vendimi ( neni 11 paragrafi 1 )
 
 
 
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE ;
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të dretë ankese  drejtuar  shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi date 12.09.2014, respektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar  nga ana e Palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
 
 
Prishtinë, 12,09.2014                                               Kryetari ; DUKAGJIN  ZEFI  d.v.