feronikeli-prishtina1Njëra nga ndeshjet më interesante të javës së 15-të në Raiffeisen Superligë, ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës ka përfunduar pa fitues. Ndeshja e zhvilluar, të dielën, në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj, në praninë e rreth 2.000 shikuesve është mbyllur me shifrat 1:1. Skuadra nga Drenasi kaloi në epërsi në minutën e 11-të, me golin e realizuar nga Behar Maliqi nga penalltia. Këtë epërsi vendasit e ruajtën deri në minutën e 89-të, kur prishtinasit pas presionit të vazhdueshëm drejt portës së Kadriollit, arritën që të barazojnë shifrat me golin e Liridon Latifit nga gjuajtja e lirë. Pas këtij barazimi Feronikeli vazhdon të prijë në renditje me 27 pikë, teksa Prishtina tani ka 24 pikë në pozitën e katërt, aq sa kanë edhe Trepҫa ’89 dhe Llamkos Kosova. Kjo e fundit realizoi fitore në shtëpi në ndeshjen e shumëpërfolur në ditët e kaluara kundër Besës, me rezultat 2:0. Labinot Osmani realizoi golin e parë në minutën e 20-të, derisa fitoren e vushtrriasve e vulosi Liridon Ahmeti, me golin e shënuar në minutën e 74-t. Fitoren në çastet e fundit të ndeshjes e siguroi Vëllaznimi, që para tifozëve të vet e mposhti Istogun, me rezultat 2:1. Ishte zëvendësuesi Lorik Rudi ai i cili i solli fitoren gjakovarëve, me golin e shënuar në minutën 90-të. Paraprakisht, Mevlan Zeka i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 22-të, derisa Mark Milicaj barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 75-të. Ndërkohë, ndeshja e dy skuadrave të pjesës së poshtme të renditjes, Ferizaj-Drita është mbyllur pa gola.
 
Raiffeisen Superliga, java e 15-të
Trepça-Hajvalia  0-0
Drenica-Trepça’89      0-0
Vëllaznimi-Istogu        2-1
Ferizaj-Drenica   0-0
Llamkos Kosova-Besa 2-0
Feronikeli-Prishtina    1-1
 
Liga e Parë, java 14-të
Vllaznia-Dukagjini      2 – 2
KEK-u-Lepenci  4 – 0
Flamurtari-Liria  1 – 0
Rahoveci-Fushë Kosova      0 – 0
Ballkani-Deçani 4 – 2
Ramiz Sadiku-Gjilani 0 – 2
Ulpiana-2 Korriku       2 – 1
Kosova (P)-Llapi
 
Superliga – Juniorët – java e 15
Besa-Prishtina    2:1
Trepça’89-Vëllaznimi 0:1
Feronikeli=Drenica     1:1
Bardhi-Drita, ekipi mysafir nuk ka udhëtuar
Ramiz Sadiku-Llamkos Kosova    1:0
Ferizaj-2 Korriku, e hënë
Flamurtari-Rilindja, e mërkurë
Llapi pushoi