kupadigitalbSot është bërë tërheqja e shortit për rrethin e parë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen mesjavës së ardhshme (të martën e të mërkurën). Skuadra fituese e kësaj gare në edicionin e kaluar, Feronikeli tërhoqi si kundërshtar skuadrën e Ligës së Parë, Rahovecin. Ndërkohë, ndër sfidat e tjera spikat ballafaqimi i rivalëve të vjetër, Lirisë dhe Besës.
Çiftet e rrethit të parë
E martë, 25.11.2014 ora 12.30
Llamkos Kosova – Tefik Çanga
Feronikeli – Rahoveci
E mërkurë, 26.11.2014. Ora 12.30
Trepça 89 – Vicianumi
Liria – Besa
KEK-u – Gjilani
Fushë Kosova – Drenica
Llapi – Kosova (P)
Ramiz Sadiku – Trepça
Ferizaj – Ulpiana
Drita – Vllaznia (P)
Dukagjini – Hajvalia
Deçani – Istogu
Prishtina – Ballkani
Flamurtari – Luftëtari
2-Korriku, kualifikohet për rrethin e ardhshëm pa lojë