trep89-feronikeli2Skuadra e Feronikelit, ka arkëtuar një pikë të rëndësishme në Mitrovicë, të dielën, në ndeshjen e javës së 16-të në Raiffeisen Superligë kundër Trepçës’89, duke barazuar 1:1. Kjo ishte ndeshja e fundit e stinorit vjeshtor në elitën e futbollit kosovar, me çka skuadra e drejtuar nga Gani Sejdiu, siguroi pozitën e parë, me 28 pikë, dy më shumë se Hajvalia, derisa Trepça’89 mbetet në pozitën e tretë, me 25 pikë. Njëherësh Feronikeli e mbylli stinorin pa asnjë humbje si mysafir, që është një e arritur e madhe e kësaj skuadre. Berat Hyseni i kaloi mitrovicasit në epërsi në minutën e 67-të, mirëpo një pikë mysafirëve ia siguroi Isa Eminhaziri, me një supergol në minutën e 77-të. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Drita është treguar superiore kundër Drenicës, duke e mposhtur Drenicën, me rezultat 4:0. Golat për gjilanasit i shënuan Shqiprim Kelmendi, Florim Berisha, Murati dhe Taulant Haliti. Drita tani ka 17 pikë në renditje, duke i ikur fundit të renditjes, teksa Drenica mbetet në kuotën e 21 pikëve.
 
Rezultatet e ditës së diel
Raiffesen Superliga: Java 16
Trepça 89 – Feronikeli………………….1-1
Drita – Drenica…………………………..4-0
 
Liga e Parë: Java e 15
Llapi – Ballkani………………………….4-1
Dukagjini – Ramiz Sadiku…………………..4-0
Lepenci – Ulpiana………………………1-2
Fushë Kosova – Kosova (P)………………..4-1
trep89-feronikeli1