besa-llamkosi1Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të rrethit të parë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e Llamkos Kosovës ka kaluar pa vështirësi në rrethin e dytë, pasi në shtëpi e ka mposhtur skuadrën e Ligës së Dytë, Tefik Çangën, me rezultat 4:1. Dy gola për kampionin aktual të Kosovës i shënoi Bajram Zuçaku, kurse me nga një gol kontribuuan Besart Veseli e Bashkim Shala. Ndërkaq, skuadra e Feronikelit, e cila e mbylli pjesën vjeshtore në Raiffeisen Superligë në pozitën e parë, u kualifikua në rrethin e dytë të kupës vetëm pas vazhdimeve, pasi ndeshjen kundër Rahovecit në kohën e rregullt e mbylli, 1:1, derisa në vazhdime triumfoi 2:1. Ndeshjet e tjera të këtij rrethi luhen të mërkurën dhe të enjten.

Digitalb Kupa e Kosovës
E martë:
Feronikeli – Rahoveci……………………1-1 koha e rregullt ( 2-1 pas lojës shtesë)
Llamkos Kosova –  Tefik Çanga……….4-1