futsallNë kuadër të manifestimeve për nder të 28 nëntorit Ditës së Flamurit, FFK-ja përkatësisht Komisioni për futasall do të organizojë kupën mbarë kombëtare në futsall për të dytin vit me radhë duke organizuar një ndeshje revyale ndërmjet kampioni të Kosovës në futsall FC”Besa” nga Peja dhe kampionit të Shqipërisë, Flamurtarit nga Vlora. Në këtë drejtim FFK-ja do të mbajë një konferencë me gazetarë nesër më 27 nëntor në orën 13.00 në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë ku do të shpalosen hollësi rreth kësaj ndeshje.