Foto nga konferencaSot më 27 nëntor u mbajt konferencë me gazetarë në prag të manifestimeve për nder të 28 nëntorit Ditës së Flamurit. Në këtë konferencë të pranishëm ishin sekretari i përgjithshëm i FFK-së z. Eroll Salihu, anëtari i Komisionit për futsall z. Agim Avdyli, kryetari dhe trajneri i FC”Besa” Adnan Hyseni, kapiteni skuadrës Jetoni Rukovci. Fillimisht gazetarët në emër të FFK-së i përshëndeti z. Eroll Salihu sekretar i përgjithshëm, i cili foli për rëndësinë d Ditës së Flamurit dhe kujdesit që i kushton FFK-ja për ta shënuar këtë ditë. Z. Salihu theksoi se tash e disa vite FFK-ja në bashkëpunim me FSHF-në organizon kupën mbarëkombëtare në futboll të madh në Vorë e që këtë vit po marrin pjesë nga Kosova kampioni i Kosovës “Llamkos Kosova” dhe fituesi i kupës “Feronikeli” nga Drenasi. Ndërkaq këtu në Kosovë kjo festë do të shënohet me një ndeshje revyale në futsall. Unë i ftoj që të gjithë adhuruesit nga mbarë Kosova ta ndjekin këtë ndeshje. Në vazhdim kryetari dhe trajneri i FC”Besa” nga Peja z. Adnan Hyseni falënderoi FFK-në për mbështetjen që i ka dhënë zhvillimit të kësaj ndeshje. Ne siç e dini për nder të ditës së Flamurit falë FFK-së kemi arritur një marrëveshje me kampioni e Shqipërisë KF”Flamurtari” nga Vlora që ta zhvillojmë një ndeshje që karakterizon kupën mbarë kombëtare. Në këtë ndeshje do të takohen dy skuadrat më të mira që përfaqësojnë dy shtetet me këtë rast FC”Besa” nga Peja që është kampion i Kosovës dhe kampioni nga Shqipëria “Flamurtari” nga Vlora. Klubi ynë i ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë spektakël. Falënderojmë menangjmentin e palestrës “Karagaçi” i cilik treguar mirëkuptim dhe palestra do të jetë e ngrohtë duke marrë për bazë temperatura e ulëta. Bashkëpunimi ynë me “Flamurtari” nga Vlora do të vazhdojë edhe në të ardhmen aq më parë që klubi nga Shqipëria është pjesëmarrës edhe në Ligën e kampionëve, ndaj do të shfrytëzojmë mundësit dhe përvojën e tyre. Nga ana e tij kapiteni i FC”Besa” Jeton Rukovci theksoi se klubi i Flamurtarit është pjesëmarrës në garat ndërkombëtare por besoj që do të zhvillohet një spektakël dhe ftojmë adhuruesit jo vetëm nga Peja por nga mbarë Kosova. Kryetari i klubit Adnan Hyseni u foli gazetarëve se klubi pejan është me futbollist vendas dhe mosha mesatare e tyre është 17 vjeç. Ndeshja do të zhvillohet nesër më 28 nëntor në orën 19.00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.