Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave në kuadër kampit grumbullues që po e mbanë në Shqipëri, pas fitores me rezultat 8:0 kundër Teutës së Durrësit, sot ka zhviluar edhe ndeshjen e dytë kontrollues me Vllaznimë e Shkodrës ku sërish triumfoi me rezultat 1:0 me golin e Agnesa Rexhës në minutën 36-të. Sipas fjalëve të përzgjedhëses znj. Afërditë Fazlija, ekipi përfaqësues i femrave ka treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm duke punuar me zell. Në këto dy ndeshje vashat kanë treguar dhe dëshmuar cilësi, karkater fitues e mi të gjitha një disiplinë pas lojërave të mira që premtojnë shumë në të ardhmen ka përfunduar përzgjedhsja Fazlija. Përfaqësuesja e Kosovës pritet të kthehet gjatë ditës së nesërme.