IMG-20141219-WA0003Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, të shtunën, së bashku me vëllezërit Zija e Nexhat Shoshi dhe Fehmi Konxhelin, të cilët tash e disa vite kanë kontribuuar në forma të ndryshme për FFK-në, kanë qenë mysafirë special të legjendës së Werderit, Dieter Burdenski, në ndeshjen që Werder Bremen e ka zhvilluar me Borussian e Dortmundit (2:1). Me këtë rast, Vokrri ka pasur edhe disa takime të frytshme me përfaqësues të kompanive më të mëdha të veshjeve sportive. Pritet që shumë shpejt njëra prej kompanive të mëdha të veshjeve sportive jetë sponsor i FFK-së sa i përket uniformave të Përfaqësueseve.