image-e6e9b40b75fd987d3bcc003c7fe2fa0ba37dffa9e04ecacb096791465ab292e8-VKryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, e kanë pritur sot në selinë e FFK-së, futbollistin kosovar të kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani. Me këtë rast, kryetari Vokrri e përgëzoi futbollistin e St. Gallenit për një vit të suksesshëm si në klubin zviceran, ashtu edhe në kombëtaren shqiptare. Në anën tjetër, Lenjani u shpreh i nderuar për pritjen që ia bënë drejtuesit e FFK-së dhe uroj që 2015-ta të jetë viti kur futbolli kosovar përfundimisht do të thyejë të gjitha barrierat dhe të bëhet pjesë e familjes evropiane dhe botërore. Ai u shpreh i lumtur që Përfaqësuesja e Kosovës gjatë vitit 2014 zhvilloi ndeshje miqësore ndërkombëtare dhe i uroj suksese të mëtutjeshme krerëve të FFK-së.
image-d36dcb535fd393d8508361987768e596b86d34ec4bae1b16740219b77150cdd4-V