FFK-2Pas disa takimeve që kanë pasur krerët e FFK-së si pas vizitës së paradoditëshme nga ana e menaxherit të projekteve për infrastukturë të UEFA-s, me ftesë të FFK-së sot për një vizitë dyditore në Kosovë, ka ardhur zyrtari i lartë i UEFA-s z. Theodore Theodoridis, shef i kabinetit të presidentit të UEFA-s z. Michel Platini, zv. Sekretar gjeneral si dhe kryetar i asociaconit të federatave evropiane, ku është pritur nga kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm z. Eroll Salihu. Kryetari Vokrri, duke falënderuar zyrtarin e UEFA-s për këtë vizitë, e njohu zyrtarin e lartë z. Theodoridis për zhvillimin e futbollit të Kosovës, organizimin e FFK-së, klubeve si dhe me infrastrukturën aktuale që posedon Kosova dhe për përpjekjet që po bën FFK-ja për t’u anëtarësuar në institucionet ndërkombëtare. Nga ana e tij z. Theodoridis duke shpreh falënderimet për mikpritje, theksoi se është këtu në Kosovë, për t’u njohur nga afër me zhvillimin e futbollit dhe që bashkarisht të gjejnë zgjidhje për tejkaluar pengesat ligjore që FFK-ja të antarësohet në UEFA, por për të ndodhë kjo duhet që FFK-ja të organizohet mirë brenda saj, klubet duhet kenë një organizim të mirëfilltë dhe që të jenë të gatshme dhe mbi të gjitha kërkohet përmirësimi i infrastrukturës dhe për të gjitha këto do të jemi të gatshëm që ta ndihmojmë FFK-në që në momentin e duhur të jetë e gatshme për këtë pranim. Për të të arriturkëto objektiva ne do ta ndihmojmë FFK-në.
FFK-1Po sot z. Theodore Theodoridis, bashkë kryetarin e FFK-së Fadil Vokrri, sekretarin e përgjithshëm z. Eroll Salihu dhe këshilltarin për sport të minsitrit të MKRS, z. Muharrem Sahiti, janë pritur nga kryeministri i Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa. Duke falënderuar për pritje z. Theodore Theodoridis, ka  thënë se bashkë me FFK-në po përpiqen që të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e pengesave ligjore, por FFK-së i nevojitet mbështetje edhe nga qeveria e Kosovës, për të përmbushur disa objektiva siç janë, forcimi dhe organizimi profesionale i FFK-së, organizimi me standarde ndërkombëtare të klubeve si dhe me prioritet përmirësimi i infrastrukturës sidomos të ndërtimin të një stadiumi kombëtarë. E nga ana e tij kryeministri Mustafa ka falëndëruar z. Theodoridis për vizitën dhe për përkrahje të FFK-së duke theksuar se qeveria ka vullnet për ta ndihmuar FFK-në në çdo segment dhe në çdo fazë, duke qenë e vetëdijshme për kushtet që nevojiten për t’u anëtarësuar në UEFA. Për këtë qeveria ka marrë një vendim për ndërtimin e një stadiumi kombëtar me standarde ndërkombëtare. Por, jo vetëm këtë por qeveria do të ndihmojë edhe në përmirësimin e kushteve të klubeve duke shpresuar se FFK-ja të bëhet anëtare e UEFA-s.
Te kryeminsitri