Feniksi (1)Sot më 19 shkurt, në Pallatinë e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në praninë e qindra shikuesve, e ku ishin të pranishëm krerët e FFK-së, kryetari Fadil Vokrri, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futsall Ramadan Cimili, këshilltari për sport i ministrit të MKRS-së Muharrem Sahiti, u zhvillua ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futsall ndërmjet skuadrës Feniks nga Drenasi dhe Liburni nga Gjakova. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të madhe sportive dhe u përshkua me një rivalitet të madh, por në frymë sportive. Futbollistët e të dyja skuadrave shfaqën futboll cilësor, me plot aksione të bukura dhe me plot gola. Rezultati ishte sa në njërën anë sa në tjetrën dhe fituesi u bë i njohur kur në fund të ndeshjes futbollistët e Feniksit ruajtën qetësinë dhe përqendrimin duke e mbyllur sfidën me rezultat 6:4. Në fund ekipeve iu ndanë medjalje dhe kupa. Kupën  ekipit fitues Feniks ia dorëzoi kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, derisa kupën ekipit tjetër finalist ia dorëzoi Ramadan Cimili, përzgjedhës i Kosovës në futsall. Medaljet e arta skuadrës fituese ia dorëzuan Muharrem Sahiti dhe Eroll Salihu, ndërsa medaljet e argjendta ekipit finalistë Skender Sadiku dhe Agim Avdyli nga Komisioni për futsall.
 
Feniks-Liburni  6:4 (3:2)
Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë.
Gjyqtarë: Besar Beqiri e Milot Rexhepi.
Shënues:Mejzini(10’), Zefi(14’, 34’), Alibegu(17”, 40’) e Ramadani(38’) për Fen. e Gojani(5’). Alaj(15’ , 17’)e Selmanaj(24’) për Lib.
Feniksi: Gashi, Mejzini, Alibegu, Sh. Brahimi, Hasi, Selmani, V. Brahimi, Ramadani, Shq. Brahimi Zefi e Fazliu.
Liburni: Prenqi, Selimi, Alaj, Brovina, Dobroshi, Selmanaj, Gojani, Nikolla, Hamza e Zhuri.
 
Footo-2
 
Foto0-3 (1)
 
Foto-1
 
Foto-5
 
Foto-4