ffk-llogofinSot më  23 shkurt, KE i FFK-së nën drejtimin e Fadil Vokrrit, kryetar, mbajti mbledhjen e vet të radhës ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës. KE i FFK-së analizoi përgatitjet për fillimin e stinorit pranveror të Kampionatit të Kosovës. Në këtë drejtim u tha se për një fillim sa më të mirë janë mbajtur testet për gjyqtarë, të cilët kanë treguar mjaft sukses si dhe është mbajtur takim me kontrollorë dhe vëzhgues. Po ashtu, Komisioni për inspektim e fushave është në përfundim të punës së vet dhe shpejt do të jap mendimin e tij për të gjitha fushat e futbollit. KE u njoh edhe me afatin kalimtar dimëror ku ishin paraqitur 195 kërkesa në të gjitha rangjet garuese, ku pastaj Komisioni do të shqyrtojë kërkesat e klubeve dhe futbollistëve një për një. KE debatoi edhe për ngastrat që ka ofruar komuna e Prishtinës për ndërtimin e stadiumit kombëtar, kështu që u vendos që një grup anëtarësh të KE veç Komisionit që është përbërje nga FFK-a-MKRS dhe komuna, t’i vizitojnë këto dy ngastra. KE debatoi edhe rreth takimeve që kanë pasur kryetari Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu me zyrtarë të larët nga UEFA, me të cilët u bisedua rreth gjetjes së zgjidhjes për tejkalimin e pengesave ligjore për anëtarësim të FFK-së. Po ashtu do të vazhdohet intensifikimi i takimeve ndërmjet zyrtarëve të FFK-së dhe UEFA për të arritur objektivat që ka FFK-ja. Po ashtu KE dhe krerët e FFK-së janë duke u angazhuar që për datat e lira të FIFA-së të gjejnë rival, për përfaqësuesen e Kosovës që të zhvillohen ndeshje miqësore.