FFK-fotoNë takimin e mbajtur në Leuna të Gjermanisë në perfaqësinë e kompanisë INTERiNG u zhvillua takimi  në mes të perfaqësuesve të DFB (Rainer Milkoreit-nënkryetar, Markus Weidner, Wolfgang Grunert, Dieter Burdenski) dhe përfaqësuesve të FFK-së në Gjermani, vëllezërit Zija dhe Nexhat Shoshi dhe Fehmi Kongjeli.
Në këtë takim kishte edhe përfaqësues të politikës rajonale si dhe përfaqësues të sportit të rajoneve Sachsen, Sachsen-Anhalt dhe Thüringen si dhe mysafirë të tjerë nderi nga Kosova dhe më gjerë.
Federata e Futbollit e Kosovës, me përfaqësuesit e saj vëllezërit Shoshi dhe Kongjeli dhe Federata Gjermane morën këto vendime për bashkëpunim:

  1. a) Presidenti i DFB-së, Wolfgang Niersbach e konfirmoi takimin me presidentin Fadil Vokrri për datën 18.03.2015 për të harmonizuar agjendën për takimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që do të mbahet më 23.03.2015 në Vjenë të Austrisë.
  2. b) Pas evaluimit të ofertave për ndeshje miqësore me disa Përfaqësuese jo aq të forta dhe me pëlqimin e Përzgjedhësit të Kosovës u konfirmua nga ana e organizatorit të ndeshjeve si dhe sponzorit të FFK-së, Zt. Dieter Burdenski zhvillimi i dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës kundër Eintracht Frankfurt me datën 24.03.15 në Frankfurt (ora 19) si dhe me datën 27.03.15 (ora 18) kundër Werder-Bremen në Nordhorn.

c) Konfirmimi i ndeshjes se Përzgjedhjes U-19  Sachsen e cila do të zhvillohet në prill ose maj në Kosovë kundër Përfaqësueses së Kosovës U-19. Po ashtu edhe Republikat Sachsen-Anhalt dhe Thüringen në një të ardhme shumë të afërt do të dalin me projekte konkrete për ta ndihmuar FFK –në, në fushat e ndryshme.

  1. d)Arritja e marrëveshjes nëpërmjet Z. Dieter Burdenski për sponzorisim me pajisje sportive me markën e njohur “NIKE”.