foto:fcprishtina
Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 18-të në Raiffeisen Superligë. Feronikeli dhe Prishtina kanë shënuar fitore me rezultate bindëse para tifozëve të vet, derisa Istogu po ashtu në shtëpi, e ka mposhtur Drenicën, me rezultat të ngushtë. Feronikeli, në Skenderaj e mposhti Vëllaznimin, me rezultat 3:0. Golat për skuadrën nga Drenasi i shënuan Qemajl Elshani (34’), Lapidar Lladrovci (78’) dhe Behar Maliqi (91’). Me rezultat identik fitoi edhe Prishtina në duel me Trepçën. Shifrat i zhbllokoi Ahmet Haliti, në minutën e 49-të, derisa dy golat e tjerë i shënoi Labinot Osmani, në minutat 65 e 86. Ndërkohë, golin e fitores për Istogun në duel me Drenicën e realizoi Besnik Krasniqi, në minutën e 74-t nga penalltia.