Sot më 18 mars kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri i shoqëruar nga vëllezërit Zija e Nexhat Shoshi, në selinë e Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), janë pritur nga Presidenti, z. Wolfgang Niersbach. Në këtë takim mjaft të përzemërt dhe frytdhënës, kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri e njoftoi mikpritësin, për zhvillimin e futbollit të Kosovës, në veçanti për angazhimet për ndërkombëtarizim sidomos në dritën e zhvillimeve të fundit në raport me UEFA-n. Kryetari Vokrri i njoftoi presidentin Niersbach për takimet që ka pasur me kreun e FIFA dhe me zyrtarë të lartë të UEFA-s. Po ashtu kryetari Vokrri falënderoi mikpritësin për përkrahjen që ka dhënë DFB-ja dhe ai personalisht për FFK-në për këto vite mjaft të rëndësishme për futbollin e Kosovës. FFK-ja dhe DFB-ja do të vazhdojnë edhe më shumë thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Ndërsa, presidenti Niersbach ka falënderuar kryetarin Vokrri për këtë vizite dhe e ka njohur me agjendën e mbledhjes radhës të KE të UEFA-s,  e ku z. Niersbach do të jetë një zë i fuqishëm gjatë evaluimit të kërkesës së FFK-së. Presidenti Niersbach i premtoi kryetarit Vokrri që DFB-ja dhe ai personalisht do të mbështesin fuqishëm FFK-në në të gjitha segmentet dhe në të gjitha fazat, që FFK-ja të arrijë synimet e saj.
DFB-6 (1) DFB-13 DFB-10 DFB-11 DFB-4 DFB-1