feronikeliSkuadra e Feronikelit ka vazhduar me formë të mirë. Në ndeshjen hapëse të javës së 19-të në Raiffeisen Superligë, që zhvillua, të premten, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, Feronikeli e ka mposhtur Trepçën, me rezultat 1:0. Ndeshja në përgjithësi ishte e baraspeshuar, por fituesin e sfidës e përcaktoi Behar Maliqi, me një gjuajtje të furishme nga 25  metra në minutën  e 80-të.