ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 20.03.2015 – ditë e premtë ora 14,00 shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar datë 17.03.2015 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese të kerkuara, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
 
V E N D I M E ;
 
TAHIR LUSHTAKU ; kryetrajner i klubit të futbollit “ Drenica “ nga Skënderaj me numër të librezës 111, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për manifestim të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarit kryesor gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XVIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Istogu – Drenica e zhvilluar me datë 14.03.2015 në Istog ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese );
DENOHET; Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2
 
KF “LEPENCI “ nga Kaqaniku në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së ; XVI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Lepenci – 2 Korriku e zhvilluar me datë 15.03.2015 në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e zyrtarit të klubit të futbollit “ Lepenci “ nga Kaqaniku)
DENOHET : Me shqiptimin e masë disiplinore të Qortimit në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 2.
 
KESHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi , respektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, 20.03.2015
Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.