ffk-llogofinKomisari i Garave pas shqyrtimit të gjitha materialeve nga zyrtarët e ndeshjeve të javës së 19-të në Raiffeisen Superligë, ka ndërmarrë
 
INICIM TË PROCEDURËS DISCIPLINORË   NDAJ:
1.Inicohet procedurë disiplinore ndaj KF “Drenica” për lëshime në organizimin e ndeshjes  gjatë dhe pas përfundimit  të  saj, ku  sulmohet  lojtari mysafirë, me nr licence 13 Fisnik Papuqi nga ana e shikuesve vendas në ndeshjen KF Drenica –  KF Besa, sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.
 
2.Ndaj KF “Ferizaj” lëshime në organizimin e ndeshjes (motivi- kërcënim ndaj referëve të ndeshjes para dhe pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes KF Ferizaj – KF Prishtina), sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë  me Propozicione e  Rregullore  të FFK-së).
 
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  Nr.12 dt 24.03.2015.
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së  Parë
Ismet Ahmeti,d.v
 
 
Komisari i Garave pas shqyrtimit të gjitha materialeve nga zyrtarët e ndeshjeve të javës së 17-të në Ligën e Parë, ka ndërmarrë
 
INICIM TË  PROCEDURËS  DISCIPLINORË   NDAJ:
 
1.Ndaj lojtarit të KF “KEK-u”, Afrim Visoka me nr licence 2 dhe nr libreze 2774  Karton i kuq – (motivi – sharje dhe pështyrje e lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së 17-të e zhvilluar në Kastriot KF “KEK-u – KF Liria, sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.
 
2.Ndaj lojtarit të Kf “Dukagjini” Kastriot Berisha, me nr licence 6 dhe nr libreze 11084, karton i kuq – (motivi-reagim i ashpër dhe shtyrje me duar e referit kryesor) në ndeshjen e javës së 17-të, KF Ulpiana –  KF Dukagjini, e zhvilluar në Lipjan,  sipas raportit të  zyrtarëve  të ndeshjes.
 
3.Ndaj lojtarit të “2 Korriku’ Agon Beqiri me nr licence 6 dhe nr libreze 03789 karton i kuq (motivi- ofendim ndaj referit kryesor dhe sharje) në ndeshjen e javës së 17-të, KF 2 Korriku – KF Gjilani), sipas raportit të zyrtarëve  të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë  me Propozicione e  Rregullore  të FFK-së).
 
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  Nr.12 dt 24.03.2015.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së  Parë
Ismet Ahmeti,d.v.