Foto-1 (2)Sot më 26 mars, pasdite në stadiumin ndihmës të qytetit Nordhorn, përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi një seancë stërvitore para ndeshjes me Werder Bremenin e cila zhvillohet nesër më 27 mars në  orën 18.00. Atmosfera në ekipin përfaqësues është mjaft e mirë dhe entuziaste gjë që premton për një ndeshje të mirë dhe rezultat pozitiv. Stërvitjet e sotme veç krerëve të FFK-së kishin ardhur t’i përcjellin edhe shumë bashkëatdhetarë tanë që jetojnë në këtë qytet dhe rrethinë. Edhe Shtabi teknik është  i kënaqur me gjendjen e futbollistëve si dhe me angazhimin e të gjithëve në këtë stërvitje. Po ashtu edhe ekipi mjekësor i Përfaqësueses është i kënaqur me shëndetin e futbollistëve. Në prag të kësaj miqësoreje po mbretëron një interesim i madh edhe i mediave vendore, të cilat ishin të pranishme gjatë seancës stërvitore.
Foto-2 (3) Foto-3 (3) Foto-1 (2) Foto-4 (2) Krerët e FFK-së në përcjelle të stërvitjeve Sekertari i FFK-së Eroll Salihu duke dhënë intervistë për Radio Bremen