ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 27.03.2015 (ditë e premte ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjeve të DIGITALB- Kupes së Kosovës në futboll – rrethi i dytë , për të padisiplunuarit dhe për të njejtit duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
 
V E N D I M E 
 
KF “ DRENICA “ nga Skënderaj në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për lëshime në organizimin e ndeshjes ( sulmim i lojtarit mysafir me numër 13 nga ana e spektatorëve nikoqir ) së javës së ; XIX-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Drenica – Besa e zhvilluar me date 21.03.2015 në stadiumin e qytetit “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET;
Me shqiptimin e masësdisiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 2
 
KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për lëshime në organizimin e ndeshjes ( kërcnime dhe tentim sulmimi në gjyqtaret e ndeshjes para fillimit të ndeshjes dhe pas përfundimit të pjesëlojës së pare ) së javës së ; XIX-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ferizaj – Prishtina e zhvilluar me date 22.03.2015 në stadiumin e qytetit “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) ;
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 2.
 
AFRIM VISOKA ; lojtar i klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Kastrioti me ne numër të librezës sportive 2774 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për ndëshkim me karton të kuq ( sharje dhe pështyrje në fytyrë lojtarit rival ) në ndeshjen e javës së ; XVII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – Liria e zhvilluar me date 21.03.2015 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
AGRON BEQIRI ; lojtar i klubit të futbollit “ 2 Korriku “ nga Prishtina, me numër të librezës sportive 03789 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6 në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XVII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë seniorëve ; 2 Korriku – Gjilani, e zhvilluar me date 21.03.2015 në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhes të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
ARMEND KASTRATI : lojtar i klubit të futbollit “ Drita nga Gjilani me numër të librezës sportive 3820 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 19, për sjellje josportive ( shqelmim i lojtarit rival minuta e 45 prova ; inqizimi televiziv ) në ndeshjen e DIGITALB Kupes së Kosovës ; Flamurtari – Drita e zhvilluar me date 26.03.2015 ( në mungesë të deklaratës së lojtarit Armend Kastrati );
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komsionit disiplinor ( grumbullimin e provave shtesë ). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Armend Kastrati, date 30.03.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
 
TEFIK MALOKU ; gjyqtar futbolli nga Podujeva, për lëshime në referim – mos kryerje e punës në mënyrë profesionale ( mos aplikimi i rregullave të lojës ) gjatë ndeshjes së DIGITALB Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Flamurtari – Drita e zhvilluar me date 26.03.2015 ( inqizimet televizive ) në mungesë të deklaratës ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë referimi për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese e gjyqtarit të pezulluar Tefik Maloku , date 30.03.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ),
 
GANI DAUTAJ ; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës , për moskryerje të dëtyrës së zyrtarit të ndeshjes në përputhje me udhëzimet dhe Rregulloret e FFK-së gjatë ndeshjes së ; DIGITALB Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Flamurtari – Drita e zhvilluar në Prishtinë me date 26.03.2015
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e detyrës së vëzhguesit për ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit disiplinor ( plotësimin e provave ). Kërkohet deklarata plotësuese nga vezhguesi i pezulluar Gani Dautaj, afati date 30.03.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi- respektivisht nga dita e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
 
Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.
Prishtinë, 27.03.2015