trepca89-llamkosi1Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 26-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra e Prishtinës e ka shfrytëzuar humbjen e djeshme të Feronikelit në Gjilan, duke shënuar fitore si mysafire kundër Ferizajt, me rezultat 3:1. Golat për prishtinasit i shënuan Ylber Ramadani (1′), Labinot Osmani (4′) dhe Mentor Zhdrella (70′), derisa golin e vetëm për ferizajasit e shënoi Dardan Bytyqi (35′). Kësisoj, tashmë Prishtina ka vetëm vetëm 3 pikë më pak se skuadra kryesuese, Feronikeli. Fitore me të njëjtin rezultat ka realizuar edhe Trepça’89, por para tifozëve të vet në duel me Drenicën. Protagonisti kryesor i mitrovicasve ishte Kreshnik Lushtaku, që realizoi të tre golat e kësaj ndeshje në minutat 57′, 63′ e 73′. Ndërkaq, golin e nderit për drenicasit e shënoi Qëndrim Sejdiu. Fitore para tifozëve të vet shënoi edhe Istogu në duel me Vëllaznimin, me rezultat 1:0. Golin e fitores për Istogun e shënoi Granit Arifaj, në minutën e 80-të. Ndërkohë, ndeshja ndërmjet Kosovës së Vushtrrisë dhe Hajvalisë ka përfunduar pa fitues, me rezultat 1:1. Të parët në epërsi kaluan vushtrriasit me golin e Milot Rashicës, në minutën e 27-të, por shifrat i barazoi Azem Ahmeti, nga penalltia në minutën e 55-të.
 
Raiffeisen Superliga Java 26-të,
E shtunë 02.05.2015 ora 14.00
Drita – Feronikeli  1 : 0
 
E diel 03.05.2015  ora 14.00
 
Kosova (V) – Hajvalia            1 : 1
Trepça ‘89 – Drenica               3 : 1
Ferizaj – Prishtina                   1 : 3
Istogu – Vellaznimi                 1 : 0
 
E hënë  04.05.2015 ora 14.00
 
Trepça – Besa
 
Liga e I-rë  Java e 23-të,
E shtunë 02.05.2015 ora 14.00
 
KEK-u – Flamurtari                1 : 0
Ulpiana – Ballkani                  1 : 0
2 Korriku – Kosova (P)           2 : 0
Ramiz-Sadiku – Vllaznia (P)  1 : 0
 
E diel 03.05.2015 ora 14.00
Gjilani – Llapi                         1 : 3
Liria – Rahoveci                      3 : 0
Dukagjini – Deçani                 3 : 0
 
E hënë 04.05.2015 ora 14.00
 
Ferizaj: Lepenci – Fushë Kosova
 
 
Liga e II-të “A” Java e 18-të,
 
E diel 03.05.2015 ora 14.00
Leshani – Besa                        1 : 1
Behari – Minatori                    8 : 1
Rilindja Kos. – Iliria               3 : 0
Opoja – Lugu i Baranit           0 : 0
Vicianumi dhe Luftetari pushojne,
Liga e II-të “B” Java e 18-të,
E shtunë 02.05.2015 ora 14.00
 
Bashkimi – Galaksia               3 : 2
Kamenica – Besëlidhja            3 : 1
 
E diel 03.05.2015 ora 14.00
Kaolini – Kastrioti                  (nuk është zhvilluar)
Vitia  – Rinia                           (nuk është zhvilluar)
Tefik Canga – Ardhmeria       5 : 2
18 Korriku – Vjosa                 (nuk është zhvilluar)
 
 
Superliga JUNIORET  Java 22-të,
E shtunë 02.05.2015 ora 11.00
 
Besa – Bardhi                         4 : 3
Vëllaznimi – 2 Koriku            0 : 1
Trepca ’89 – Flamurtari          4 : 0
Llapi – Ferizaj                        1 : 0
Prishtina – Rilindja                 8 : 1
 
E diel 03.05.2015 ora 11.00
Drita – Kosova (V)     (nuk është zhvilluar)
Ramiz Sadiku – Feronikeli      3 : 0
Drenica pushon,
 
Liga e pare Java e 12-të,
E shtunë 02.05.2015 ora 11.00
 
Gjilani – Fushe Kosova (nuk është zhvilluar)
Gjakova – Trepca        2 : 1
Hajvalia – Istogu         1 : 1