besa-trepca2Besa e Pejës ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të javës së 26-të Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Trepçën, me rezultat 2:0, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, Pas kësaj fitoreje Besa iu afrua liderit të renditjes, Feronikelit, në vetëm një pikë. Golat për Besën i shënuan Mensur Duraku, në minutën e 56-të dhe Qëndrim Dautaj, në minutën e 88-të. Skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina luajti me një lojtar më pak nga minuta e 77-të, pas ndëshkimit me karton të kuq të sulmuesit Kastriot Rexha.