agimademi-skenderthaqiSot më  4 maj, nënkryetari i FFK-së Agim Ademi priti z. Skënder Thaqin, kryetar i Unionit të Futbollit për klubet shqiptare në Zvicër. Nënkryetari Agim Ademi i njohu z. Thaqi për të arriturat dhe zhvillimet më të reja në futbollin e Kosovës në veçanti për përpjekjet e FFK-së për ndërkombëtarizim. Po ashtu në këtë takim u bisedua për një bashkëpunim të ndërsjellë si dhe për mundësitë e organizimit të një kampi për grup-moshat e reja për futbollistët e rinj shqiptarë në Zvicër ekuivalent me kampin veror që organizon FFK-ja në Kosovë, duke marrë për bazë që Zvicra ka shumë talent dhe kushtet e mira që ofron infrastruktura e këtij vendi. Nga ana e tij e z. Skënder Thaqi, i cili për herë të parë po vizitonte FFK-në,  falënderoi z. Ademi për mikpritje të ngrohtë, e ka njoftuar mikpritësin për punë që po bën Unioni i Futbollit Shqiptar në Zvicër. Aktualisht ky Union ka 25 klube, ndërkohë që po zhvillohet gara për kupën e Kosovës dhe ndeshja finale do të zhvillohet më 27 qershor, ku fituesi do të takohet me fituesin e kupës për Gjermani ku do të kemi fituesin e  diasporës që tashmë sipas traditës ky ekip fitues do të zhvillojë një ndeshje revyale me fituesin e Kupës së Kosovës. Po ashtu Z. Thaqi premtoi që bashkëpunimi ndërmjet Unionit e FFK-së dhe FSSHFGj-së do të jetë i ngushtë e vëllazëror. Po ashtu z. Thaqi u pajtua që të shikohen mundësitë për organizimin e kampit veror në Zvicër.