ffk-llogofinSot më  5 maj, KE i FFK-së nën drejtimin e Agim Ademit, nënkryetar, mbajti mbledhjen e vet të radhës ku diskutoi për shumë çështje për futbollin e Kosovës. KE i FFK-së mori vendim që në bashkëpunim me policinë e Kosovës, hetuesinë dhe prokurorinë të themelojë një Task-Forcë për parandalimin e dukurive negative që mund të shfaqen në futbollin e Kosovës. Kështu kryetari Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu do të bisedojnë me faktorët relevant për themelimin e kësaj Task-Force. Po ashtu KE i FFK-së analizoi edhe ecurinë e garave dhe konstatoi se me gjithë disa parregullsi garat po shkojnë mirë, të vetëdijshëm se gjithmonë fundi i kampionatit ka më shumë rivalitet sportiv. Në këtë drejtim KE inkurajon Komisionet, personat zyrtarë të jenë në nivelin e detyrave dhe të shtojnë efikasitetin e tyre, gjithmonë duke zbatuar aktet normative te FFK—së. Po ashtu KE emëroi z. Agim Maloku koordinator të Kampit veror U-15. Po ashtu KE u pajtua që kampe të këtij lloji të mbahen edhe në Zvicër dhe Gjermani, ku organizmin do ta merrnin përsipër Unioni i Futbollit ne Zvicër dhe Federata Shqiptare për Gjermani. Me këtë janë pajtuar edhe Unioni që është rezultat takimit ndërmjet nënkryetarit të FFK-së Agim Ademi dhe kryetarit të Unionit Skënder Thaqi. KE po ashtu ka falënderuar presidenten e vendit që ka dekoruar njërin nga përkrahësit më te fuqishëm të FFK-së nënkryetarin e DFB z, Rainer Milkoreit.