Takim te presidenjtjaSot më  5 maj, presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, i dorëzoi çmimin presidencial “Ambasador Nderi”, nënkryetarit të Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) z. Rainer Milkoreit, pasi që më parë për këtë çmimi ishte propozuar nga ana e FFK-së dhe MKRS-së. Nënkryetari Milkoreit ishte i shoqëruar nga kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, Zija Shoshi e Fehmi Konxheli si dhe nga nënkryetari i FFK-së Agim Ademi, sekretari Eroll Salihu dhe këshilltari i ministri të MKRS, Muharrem Sahiti.  Me rastin e ndarjes së Çmimit “Ambasador Nderi”, presidentja Jahjaga falënderoi z. Milkoreit për angazhimin e tij dhe të DFB-së në përkrahje të futbollit dhe të FFK-së. “Ju edhe më parë keni qenë ambasador, por që sot e tutje jeni të konfirmuar me letra dhe kjo sigurisht do të bjerë barrë më e rëndë për t’u angazhuar. Ju dhe DFB keni dhënë shumë për FFK-në dhe besoj që edhe në të ardhmen do të angazhoheni. Federata gjermane dhe shteti gjerman e ka ndihmuar shumë Kosovën nëpër etapa të ndryshme historike. Ne kemi një diasporë të fuqishme e cila ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën”, ka theksuar Jahjaga. Presidentja i kërkoi z. Milkoreit që Gjermania dhe Kosova të zhvillojnë një ndeshje miqësore. Nga ana e tij z. Milkoreit me rastin e pranimit të këtij çmimi është shprehur: “ Jam shumë i emocionuar dhe i privilegjuar por tepër krenar që me nderuat me këtë çmim. Unë kur kam nisur kontaktet me FFK-në para pesë viteve jam angazhuar ta ndihmojë fuqishëm aq sa kemi mundur, pa menduar se nesër dikush do të më falënderoj. Kam pasur unë dhe ju fat që përreth kam pasur njerëzit e mirë si vëllezërit Shoshi dhe Konxheli, të cilët vazhdimisht me kërkuan që ta ndihmojë futbollin e Kosovës. Sikur ish presidenti Theo Zwazinger ashtu edhe presidenti aktual Nirsbach me kanë autorizuar që të jem në mbështetje te FFK-së dhe unë do të vazhdoj të ndihmoj e ta përkrah FFK-në dhe krerët e saj në përmbushjen e synimeve tona”.
Moment i dorëzimit të Çmimit