ffk-llogofinKomisioni për ankesa i shkallës së dytë në përberje ; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu – anëtar, në mbledhjen  e mbajtur me date  04.05.2015 në procedure të rregullt  shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica me numër  26/2015 – a  të dates  27.04.2015 e atakuar në vendimin e komesarit të garave  lidhur me ndeshjen KOSOVA – DRENICA , për të njejtën  duke iu referuar akteve normative të FFK-së ; Rregullores së garave neni 53 sjelli këtë;
 
 
V  E  N  D  I  M
 
VERTETOHET vendimi i komesarit të garave i dates 21.04.2015 për regjistrimin e ndeshjes së javës së ; XXIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA ( V ) – TREPCA … 2;1 ( rezultatin e arritur në fushë )
 
 
A  r  s  y  e  t  i  m
 
Komisioni për ankesa i shkallës së dytë nuk gjeti prova për ndryshimin e rezultatit nga ndeshja e zhvilluar, për vet faktin së ndeshje  ka filluar , është zhvilluar dhe ka përfunduar. Mungesa e mjekut apo mos verifikimi i licencës së tij në një ndeshje të zhvilluar nuk ka bazë  për ankesë në ndryshim të rezultatit  ( III/ 28 – nenet  të cilat definojnë arsyeshmerin e paraqitjes së ankesës  për rezultate zyrtare; 74,75, dhe 76)
 
 
KESHILLA  JURIDIKE ;
 
Pala e pakënaqur në këtë  vendim ka të drejtë në ushtrimin e kërkesës  drejtuar Komitetit Ekzekutiv të  Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores  ( Ligjshmerisë )  në afatin kohor prej 15 ditëve nga moment i kalimit të afatit të paraparë.
 
 
Prishtinë, date 04.05.2015                                                           Kryetari ; AFRIM  PREKAZI  d.v