ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së pare në përberje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e vet të mbajtur me date ; 06.05.2015, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit t; garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit ( për të padisiplinuarit )  dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto
 
 
V  E  N  D  I  M  E ;
 
 
SHEREMET  ISUFI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica  në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për largim nga pankina ( sjellje josportive ; fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e nderprërë të javës së : XXIV-të  Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Trepça 89 e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e të pezulluarit )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të  QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
 
 
ENES  SHOSHOLLI ; trajner i portierëve në klubin e futbollit “ Trepça “ nga Mitrovicë, në procedure të hapur të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor  ( sulm në gjyqtarin kryesor të takimit ) i identifikuar si shkaktar për ndërprerjen e ndeshjes së javës së ; XXIV-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve; Trepça – Trepça 89 e zhvilluar në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve)
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së  funkcionit të trajnerit dhe funkcioneve tjera në klub  në kohëzgjatje  prej ; 3 ( tre ) muajve për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore  neni 39 paragrafi 1 pika 5.
DRITON  RRAHMANI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Llapi “ nga Podujeva më numër të licencës  216, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për manifestim të sjelljeve josportive ndaj treshës së gjyqtarëve  nga ndeshja e javës së ; XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llapi – Ulpiana e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Podujevë  ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e trajnerit të pezulluar )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni  39 paragrafi 1 pika 2.
 
 
MUHAMET  REXHEPI ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ Llapi  nga Podujeva , në procedure të pezullimit  nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve  josportive ( sulm dhe goditje e gjyqtarit kryesor pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llapi – Ulpiana e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Podujevë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes  )
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve në klub në kohëzgjatje për 3 ( tre ) muaj, për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5
 
 
KF   “ FERIZAJ “ nga Ferizaj, në  procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për moskryerje të obligimeve  financiare ndaj zyrtarëve  në ndeshjen e javës së ; XXVI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ferizaj – Prishtina e zhvilluar në stadiumin  e qytetit “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve të takimit ).i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese  nga zyrtari i klubit të futbollit “ Ferizaj “ nga Ferizaj për atë ndeshje, afati date 08.05.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
 
 
AFRIM  AJDINI ; lojtar ( portier ) i klubit të futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani me numër të librezës sportive  5430 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 12, për ndëshkim me karton të kuq ( kundërshtim në vendimet e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XXIII-të të  Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Gjilani – Llapi e zhvilluar në Gjilan ( Raportet e zyrtarëve të takimit  dhe deklarata e lojtarit të pezulluar)
DENOHET;
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
ARBER  SHALA ; lojtar i klubit të futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani  me numër të librezës sportive  351/18 dhe i licencuar në Federatën e Futbiollit të Kosovës me numër 18 , për ndëshkim me karton të kuq (  goditje me bërryl e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Gjilani – Llapi e zhvilluar në  stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të pezulluar);
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të nenit 38 paragrafi 3.
 
 
SHKUMBIN  SALIHU ; lojtar i klubit të futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani me numër të librezës sportive  4318 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  18, për ndëshkim me karton të kuq  – sjellje josportive ( fyerje  dhe sharje  drejtuar  treshës së  së gjyqtarëve ) në ndeshjen e javës së  së ; XXIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Gjilani – Llapi e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit të pezulluar );
DENOHET;
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje  zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore  neni 38 paragrafi 3.
 
 
ADRIAN  MUQIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Llapi “ nga  Podujeva me numër të librezës sportive  531 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 23, për ndëshkim me karton të kuq  ( fyerje dhe sharje drejtuar  personave zyrtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIV të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llapi – Gjilani e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
MILAZIM MEHMETI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit  “ Ulpiana “ nga Lipjani me numër të licencës 203 , në procedure të inicuar nga ana e komesarit të garave për largim nga pankina ( fyerje  drejtuar referit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XXIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ulpiana – Ballkani e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Lipjan ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
 
 
KESHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë ( komisionit për ankesa ) në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve , nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës  numë1r ; XXVI-të të dates  06.05.2015. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 06.05.2015                                                            Kryetari ; DUKAGJIN  ZEFI  d.v.