ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së pare në përberje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me date 08.05.2015 ( ditë e premtë ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjeve të Ligës së pare të Kosovës të zhvilluara me date 07-08.05.2015 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese për të njejtat , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E :
1.ARTAN GASHI : Lojtar i Klubit të futbollit “ Ulpiana “ nga Lipjani me numër të librezës sportive 8028 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, për ndëshkim me karton të kuq ( reagim në vendimin e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XXIII- të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ulpiana – Ballkani e zhvilluar në LIpjan me date 02.05.2015 ( raportet e zyrtarëve ; gjyqtarit kryesor , dhe kontrollori i referimit );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
2.BURIM SHALA ; lojtar i klubit të futbollit “ Fushë Kosova “ nga Fushë Kosova me numër të librezës sportive 12635 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 32, për ndëshkim me karton të kuq ( goditje me bërryl e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Fushë Kosova – Gjilani e zhvilluar në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve të takimit dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar ) ;
DENOHET;
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
ZIJA HAZIRI ; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës, në procedure të inicuar nga ana e komesarit të garave , për lëshime në kryerjen e dëtyrës së zyrtarit ( mospërputhje e evidences së kartonëve në protokollin zyrtar me atë të delegatit ) nga ndeshja e javës së ; XXIII-të e Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ulpiana – Ballkani e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Lipjan ( në mingesë të deklaratës plotësuese );
PEZULLOHET
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ( kompletimin e lëndës – provave ). Kërkohet deklarata plotësuese nga vëzhguesi i pezulluar Zija Haziri, afati date 11.05.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj për mospërmbushje të obligimeve ndaj zyrtarëve të ndeshjes ; Ferizaj – Prishtina mbetet në ;
PROCEDURE DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor.Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari i klubit të futbollit “ Ferizaj “ nga Ferizaj për atë ndeshje, afati date 11.05.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
 
 
KESHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa ) në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve ) nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 08.05.2015 – respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, 08.05.2015 Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v