2404llamkosi-prishtinaSot janë zhvilluar pesë ndeshje në kuadër të javës së 28-të në Raiffeisen Superligë. Prishtina shënoi fitore si mysafire në Vushtrri në duel me Kosovën (V), me rezultat 1:0, duke e ruajtur hapin me Feronikelin në garën për titullin e kampionit. Ka qenë Labinot Osmani, ai, i cili e ka shënuar golin e fitores për bardhekaltrit e kryeqytetit, në minutën e 33-të. Ndërkohë, në 20 minutat e fundit vushtrriasit kanë luajtur me një lojtar më pak, përkatësisht pa portierin Petrit Tahiri, i cili u ndëshkua me karton të kuq, derisa në portë atë e zëvendësoi futbollisti Daut Maxhuni. Ndërkohë, Besa ka arkëtuar një pikë si mysafire në Mitrovicë kundër Trepçës’89, me rezultat 1:1. Për mitrovicasit shënoi Albert Kaçiu (13’), ndërsa rezultatin e barazoi Mark Milicaj (65’). Hajvalia nuk arriti më shumë se një barazim pa gola me Drenicën, kurse Vëllaznimi e bëri një hap të madh drejt mbijetesës, pasi e mundi Ferizajn 2:1 në udhëtim, falë golave të Mevlan Zekës (4’) e Ermir Nikoliqit (86’), derisa golin e vetëm për vendësit e realizoi Muhabi Bushi (24’). Ndërkaq, në Gjilan, Drita e mundi Istogun, 2:1, duke arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për mbetje në elitë. Për gjilanasit, golat e shpejt i shënuan Ismet Ramushi (72’) dhe Almedin Murati (75’), kurse golin e epërsisë së përkohshme për mysafirët e kishte realizuar Fatlum Gashi në minutën e 65-të.