besa-trepca1Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 29-të në Raiffeisen Superligë. Në Pejë, Besa ka shënuar fitore kundër Hajvalisë, me rezultat 2:1, duke mbetur edhe më tutje në garë për titull. Të dy golat për pejanët në këtë sfidë i realizoi Fetim Kasapi, njërin nga penalltia, derisa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Enis Zabërgja. Pas kësaj fitoreje Besa ka 54 pikë në pozitën e tretë, një më pak se Prishtina në pozitën e dytë dhe gjashtë më pak se Feronikeli që kryeson. Ndërkohë, në sfidën tjetër në Gjakovë, Vëllaznimi dhe Trepça kanë barazuar me rezultat, 1:1. Gjakovarët patën më shumë raste dhe arritën deri te goli i epërsisë në minutën e 68-të nëpërmjet Ermir Nikoliqit, por 11 minuta më vonë shifrat i barazoi Denis Krasniqi.
 
Rezultatet e sotme

Raiffeisen Superliga: Java e29-te:
E diel 17.05.2015; ora 16.00
Besa – Hajvalia ……………..2-1
Vëllaznimi – Trepça ………..1-1
Liga e 1-re Java e 26-te
E diel 17.05.2015:  Ora 16.00
Flamurtari – Lepenci  ………………1-0
Rahoveci – KEK-u  ………………….4-2
Vllaznia -(P) – 2 Korriku …………..1-0
Ballkani – Gjilani  …………………..3-1
Liga e 2-të Grupi (A) Java e 20-të
E diel ora 16.00
Luftëtari – Besa…………………….8-0
Rilindja e Kosovës – Behari…………1-1( u ndërpre ndeshja  )
Opoja – Iliria………………………..2-0
Leshani dhe L.Beranit pushuan
Liga e 2-të Grupi (B) Java e 20-të:
E diel ora 16.00
Bashkimi – Besëlidhja………………0-0
Kaolini – Galaksia………………….7-1
Vitia – Vjosa…………………….….5-1
T.Çanga – Kastrioti………………..3-1
E hënë 18.05.2015
Ardhmenia – Rinia
Superliga Juniorët Java e 24-t:
E diel ora 11.00
Drita – Drenica…………………....0-1
Kosova (V) – 2 Korriku………….2-3
Llapi – Ramiz Sadiku…………………..1-1
Prishtina – Flamurtari…………….3-1