besa-trepca2Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës. Në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, Besa e ka mundur Trepçën’89, në një sfidë tejet interesante, me rezultat 3:2. Pejanët kishin epërsi të madhe prej tre golash deri në minutën e 80-të dhe dukej se çështjen e kualifikimit do ta kryenin qysh në ndeshjen e parë, mirëpo në dhjetë minutat e fundit mitrovicasit arritën të shënojnë dy herë, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Kastriot Rexha e kaloi në epërsi Besën qysh në minutën e dytë, ndërsa Fetim Kasapi e shtoi epërsinë nga penalltia në minutën e 49-të. Për epërsinë 3:0 të pejanëve u përkujdes Fatih Karahoda kur shënoi në minutën e 60-të. Megjithatë, me gjithë rezultatin negativ mitrovicasit nuk u ndalën dhe arritën që të konsolidohen, duke shënuar dy gola në dhjetë minutat e fundit nëpërmjet Ibrahim Pecit dhe Blerand Kurtishajt. Ndërkaq, ndeshja tjetër e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ndërmjet Feronikelit dhe Drenicës u mbyll pa gola, 0:0. Kësisoj, gjithçka rreth skuadrave që do të kualifikohen në finalen e 6 qershorit do të vendoset në ndeshjet e kthimit.

Digitalb Kupa e Kosovës 1/2 e finales.
Feronikeli – Drenica…………….0-0
Besa – Trepça 89……………….3-2
Superliga Junioret: Java e 25-të – E mërkurë 20.05.2015.
Llapi – Drita…………………..3-4
2 Korriku – Drenica………….3-1
Rilindja – Kosova (V)……….1-0
Flamurtari – Vellaznimi…….1-0
Bardhi – pushon
E enjte 21.05.2015 : ora 11.00
Ferizaj – Prishtina
Feronikeli – Besa
Ramiz Sadiku -Trepça 89
Kupa e Kosovës – Femrat, gjysmëfinalja
Mitrovica – Prishtina………………3-3