E nderuara familje Rraci!
Lajmi për vdekjen e Fatmir Rracit, futbollistin e brezit të artë të KF” Vëllaznimi” na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella e të sinqerta.
Kontributi i Fatmirit ishte tepër i madh dhe i çmueshëm për futbollin e Kosovës e në veçanti për KF “Vëllaznimi”. Ai ia kushtoi një jetë të tërë futbollit dhe të gjithë ne do ta kujtojmë me pietet Fatmirin veprën e tij, e cila la gjurmë të pashlyeshme në futbollin e Kosovës.
Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.
 
Me respekt
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së