ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 19.05.2015, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara me datë 16-17.05.2015, dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto ;
 
V E N D I M E :
 
KF “ KOSOVA “ nga Vushtrria në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për lëshime në organizimin e ndeshjes ( hudhje e gjasendeve në terren ,dhe në drejtim të pankinës së mysafirëve si dhe fyerje dhe sharje në grupe drejtuar ekipit mysafir ) së javës së ; XXVIII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për katëgorinë e seniorëve ; Kosova ( V ) – Prishtina e zhvilluar në stadiumin : Ferki Aliu “ në Vushtrri ( Raportet e zyrtarëve të takimit )
DENOHET;
Me të holla në shumë prej ; 800 EURO ( tetëqind )në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati i pageses së dënimit të shqiptuar në të holla është ; 15 ditë nga dita kur vendimi bëhët i plotëfuqishem ( neni 11 – paragrafi 1 Rregullorja disiplinore ).
 
BESIM GJUREVCI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Fushë Kosova “ nga Fushë Kosova i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 218, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit , përlargim nga pankina ( fyerje dhe sharje drejtuar asistentit të dytë ) në ndeshjen e javës së ; XXV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Dukagjini – Fushë Kosova e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Klinë ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250 EURO ( dyqind e pesëdhjet euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishem ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
 
LIRIDON LECI ; lojtar i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia me numër të librezës sportive 3984 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive – fyerje dhe sharje drejtuar asistentit të pare ; Jakup Musolli dhe gjyqtarit kryesor Besfort Kosumi ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Besa – Hajvalia e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë me date 17.05.2015 , ( raportet e zyrtarëve të takimit dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
GETOARA HAKLAJ ; lojtare e klubit të futbollit “ Kosova “ nga Prishtina me numër të librezës sportive 317 dhe e licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtaren rivale ) në ndeshjen e javës së ; XIII-të të Ligës së pare të futbollit të femrave ; Kosova – Mitrovica e zhvilluar në me date 11.05.2015 – ora 15,00 ( ndeshje e ndërprerë në minute e 65 tek rezultati ; 0;8 në favor të ekipit mysafir – raportet e zyrtarëve të takimit si dhe deklaratat plotësuese e lojtarës së përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
BLERINA MUSA ; lojtare e klubit të futbollit “ Mitrovica “ nga Mitrovica me numër të librezës sportive 163 dhe e licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtaren kundërshtare ) në ndeshjen e javës së ; XIII-të të Ligës së pare të Kosovës për futbollin e femrave ; Kosova – Mitrovica e zhvilluar në Gazimestan me date 11.05.2015 – ora 15,00 ( ndeshje e ndërprerë në minuten e 65 ) tek rezultati ; 0;8 në favor të ekipit nikoqir ( raportet e zyrtarëve të takimit dhe deklarata plotësuese e lojtarës së përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
HAJRULLAH HAXHIU ; drejtor i klubit të futbollit të femrave “ MITROVICA “ nga Mitrovica në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesares së garave, për manifestim të sjelljeve josportive drejtuar gjyqtarit kryesor në ndeshjen e ndërprerë të javes së ; XIII-të të Ligës së parë të Kosovës për futbollin e femrave ; Kosova – Mitrovica e zhvilluar me date 11.05.2015 në Gazimestan ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e z Hajrullah Haxhiu )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250 EURO ( dyqind e pesëdhjet ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 . Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është ; 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1, )
 
ALI PESHTERI : Gjyqtar futbolli nga Peja ( asistent ) në procedure disiplinore , i vlerësuar me; 1,0 – notë të dobët nga ana e kontrollorit të referimit për lëshime në cilësi të asistentit në ndeshjen e javës së ; XXVI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Fushë Kosova – Liria , e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovës ( raporti i kontrollorit të referimit ) ;
DENOHET
Me ndalesë referimi për ; 5 ( pesë ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 73 paragrafi 2 pika 2,.
 
KF “ FUSHE KOSOVA “ nga Fushë Kosova , në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes ( goditje me fishekzjarri asistentit të dytë ku edhe është zbrazuyr tribina lindore ) së javës së ; XXVI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Fushë Kosova – Liria e zhvilluar në Fushë Kosovë raportet e zyrtarëve të takimit ); i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( vëndimi përfundimtar ) Kërkohet raport – deklaratë plotësuese nga personi për siguri i Fushë Kosovës për atë ndeshje z afati date 25.05.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
 
BESIM GJUREVCI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Fushë Kosova “ nga Fushë Kosova me numër të licencës ; 218 në procedure të serishme të inicuar nga ana e komesarit të garave ( përkundër tretmanit e të pëzulluarit kishte hyrë në fushë dhe zhveshtore ) gjatë ndeshjes së javës së ; XXVI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Fushë Kosova – Liria e zhvilluar në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve );
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub dhe detyrave tjera lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e provave ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Besim Gjurevci , afati date 25.05.2015 ( Rregullorja disiplinore nei 31 )
 
KF VLLAZNIA “ nga Pozharani në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjes ( persona të pautorizuar në afërsi të pankinave ) së javës së ; XXVI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Vllaznia – 2 Korriku e zhvilluar në Pozharan ( raportet e zyrtarëve ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ( kompletimin e lëndës – provave ). Kërkohet deklarata plotësuese nga përsoni zyrtar i klubit të futbollit “ Vllaznia “ nga Pozharani për atë ndeshje. Afati date 25.05.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
 
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa, në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 19.05.2015 – rrespektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 19.05.2015
Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.