trep89-feronikeliSot janë zhvilluar gjashtë ndeshjet e javës së 30-të në Raiffeisen Superligë. Feronikeli ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit, pasi ka shënuar fitore në Mitrovicë, në duel me Trepçën’89, me rezultat 3:1. Mitrovicasit kaluan në avantazh në minutën e 16-të përmes Blerand Kurtishajt, por skuadra nga Drenasi arriti ta përmbysë epërsinë e vendasve. Fillimisht rezultatin në 1:1 e barazoi në minutën e 28-të Mendurim Olluri, me një gol të shkëlqyeshëm, kurse më pas në pjesën e dytë fitoren e Feronikelit e siguruan Behar Maliqi me golin e shënuar me kokë në minutën e 64-t dhe Xhevdet Shabani, po ashtu me kokë në minutën e 80-të. Pas kësaj fitoreje Feronikeli ka 6 pikë më shumë se Besa, përkatësisht 8 më shumë se Prishtina, kur kanë mbetur edhe tri javë deri në fund të kampionatit. Besa shënoi fitore në duel me Drenicën, me rezultat 3:2, duke mbetur ende në garë për titull. Golat për skuadrën pejane i shënuan: Fatih Karahoda (32’), Mark Milicaj (55’) e Fetim Kasapi (63’), kurse Kastriot Mehmeti e Hysen Tahiri e ngushtuan rezultatin në fund. Për dallim nga Besa, Prishtina ngeci sërish, duke pësuar humbje nga Hajvalia në Kishnicë, me rezultat 2:0. Semir Zeneli dhe Mërgim Pefqeli shënuan golat e kësaj fitoreje për Hajvalinë. Në ndeshjet tjera, Istogu shënoi fitore 3:0 kundër Trepçës në udhëtim, ashtu sikurse edhe Drita në duel me Ferizajn, 2:1. Ndërkaq, në Vushtrri në takimin Kosova (V) – Vëllaznimi nuk pati fitues, e as gola.
 
Raiffeisen Superliga Java e 30-të,
E diel, 24.05.2015
Besa – Drenica 3 : 2
Trepça ’89 – Feronikeli 1 : 3
Hajvalia – Prishtina 2 : 0
Trepça – Istogu 0 :3
Ferizaj – Drita 1 : 2
Kosova (V) – Vëllaznimi 0 : 0
 
Liga e pare Java e 27-të,
E shtune, 23.05.2015 në ora 16.00
Llapi – Rahoveci 5 : 0
Ulpiana – KEK-u 3 : 1
2 Korriku – Ramiz Sadiku 0 : 1
E diel, 24.05.2015 në ora 16.00
Gjilani – Flamurtari 3 : 3
Liria – Kosova (P) 5 : 2
Dukagjini – Ballkani 1 : 1
E hënë, 25.05.2015 ne ora 16.00
Lepenci – Vllaznia (P)
Deçani – Fushe Kosova
 
Liga e dyte Grupi “A” java e 21-të,
E diel, 24.05.2015 në ora 16.00
Iliria – Leshani 0 : 3
Behari – Vicianumi 5 : 0
Minatori – Opoja 2 : 3
Lugu i Baranit – Besa (nuk eshte zhvilluar)
Rilindja e Kosoves – Luftetrari ( nuk eshte zhvilluar)
 
Liga e dyte Grupi “B” java e 21-të,
E shtune, 23.05.2015 në ora 16.00
Kamenica – Bashkimi 3 : 2
E diel, 24.05.2015 në ora 16.00
Beselidhja – Vitia 1 : 2
18 Korriku- Tefik Çanga 2 : 0
Vjosa – Kaolni 4 : 3
Rinia – Kastrioti 9 : 1
 
Superliga juniorët – Java 26-të,
E shtunë 23.05.2015 në ora 11.00
Drita – 2 Korriku 0 : 0
Besa – R. Sadiku 0 :3
Vëllaznimi – Ferizaj 5 : 4
Trepça ’89 – Llapi 3 : 0
Kosova (V) – Bardhi 3 : 2
E diel, 24.05.2015 në ora 11.00
Drenica – Rilindja 2 : 3
E hënë, 25.05.2015 në ora 11.00
Prishtina – Feronikeli
Flamurtari pushon