prishtina-besaSot janë zhvilluar gjashtë ndeshjet e javës së 31-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra kryesuese e renditjes, Feronikeli, ka shënuar fitore ndaj Hajvalisë, me rezultat 1:0. Golin e vetëm të kësaj ndeshje e realizoi Behar Maliqi, në minutën e 70-të. Ndërkohë, Besa ka shënuar fitore në kryeqytet ndaj Prishtinës, me rezultat 4:2. Kastriot Rexha, Fetim Kasapi nga penalltia, Fatih Karahoda e Mark Milicaj shënuan për fitoren e Besës, derisa golat për prishtinasit i shënuan, Shend Kelmendi e Liridon Kukaj.  Në garën për t’iu shmangur barazhit fitore të rëndësishme kanë arritur Istogu, Drenica e Drita. Istogu e mposhti Kosovën e Vushtrrisë, me rezultat 2:0, me golat e Besnik Krasniqit dhe Granit Arifajt. Me të njëjtin rezultat fituan edhe Drenica në duel me Ferizajn, me golat e shënuar nga Kastriot Mehmeti dhe Fetah Ibrahimi, si dhe Drita në duel me Trepëën. Golat për gjilanasit i shënuan Arlind Shaqiri dhe Shqipërim Kelmendi. Ndërkohë, Vëllaznimi ka pësuar humbje në shtëpi në duel me Trepëën’89, 1:4 dhe kësisoj i ka zbehur dukshëm gjasat për t’iu shmangur barazhit. Madje, për shkak të problemeve në klub, Vëllaznimi në këtë ndeshje u paraqit me juniorë.