ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në përberje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 27.05.2015, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese për të njejtat duke iu referuar Dispozitave të Rregullores Disiplinore nxjerri këto ;
 
V E N D I M E :
KF “ VLLAZNIA “ në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së ; XXVI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Vllaznia – 2 Korriku e zhvilluar në Pozharan të Vitisë (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat shtesë );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 2.
KF “ FUSHË KOSOVA “ nga Fushë Kosova , në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për lëshime në organizimin e ndeshjes ( hudhje e gjasendeve në terren dhe godita e asistentit Ali Peshteri ) së javës së ; XXVI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Fushë Kosova – Liria e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese );
DENOHET;
Me të holla në shumë prej ; 500 EURO ( pesqind euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2.
Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga data e sjelljes së këtij vendimi.
KF “ TREPÇA “ nga Mitrovica , në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për plotësimin e protokollit zyrtar me stilo-lapës në ndeshjen e javës së ; XXX-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Trepça – Istogu e zhvilluar me 24.05.2015 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 100 EURO ( njëqind euro ) në bazë të Propozicioneve të garave neni 18 paragrafi 11.
KËSHILLA JURIDIKE :
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankesë drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data sjelljes – publikimit të keti vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës – gjegjësisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzkutimin e vendimit.
Prishtinë, date 27.05.2015
Kryetari ; DUKAGJIN ZEFI d.v.