kamp20145Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur një takim me trajnerët e të gjitha grupmoshave të përfaqësueseve në lidhje me organizimin e Kampit Edukativ Nacional U-15 për vitin 2015. Pjesëmarrës në takim ishin Ajet Shosholli (kryetar i Këshillit Profesional dhe Shoqatës së Trajnerëve, Trajnerët e U-15 Isa Sadriu dhe Gazmend Haliti, përgjegjësi për marrëdhënie ndërkombëtare dhe i përfaqësueseve ecc.dpl. Artan Govori si dhe trajnerët e përzgjedhjeve të regjioneve U-15: Arton Bytyqi (Prishtina), Mehmed Kurda (Prishtina1), , Gezim Daka (Gjakovë), Sadullah Ajeti (Gjilani), Besnik Syla (Mitrovicë), munguan Fitim Arifi (Ferizaj), Kahraman Loxha (Peje) e Genc Tamniku (Prizreni)
Vendimet nga ky takim
-Data e kampingut është nga 3 deri më 5 korrik 2015.
-Vendosja në konviktin e studentëve, Prishtinë.
-Ushqimi do të kontraktohet sipas marrëveshjes që do të bëhet në vijim.
-Pjesëmarrës janë 7 regjionet nga Kosova (Peja, Mitrovica, Gjakova, Ferizaji, Gjilani,Prizreni, Prishtina1 si dhe Prishtina 2.
-Çdo përfaqësuese regjionale duhet të ketë 18 lojtarë + 2 portierë.
-Lista e përfaqësueseve regjionale duhet dërgohet me shkrim në FFK me datën 20 qershor.
-Lojtarët pjesëmarrës janë të obliguar të dorëzojnë edhe certifikatën e lindjes origjinale apo pasaportën në tubim (lista më pastaj do të dorëzohet në FFK për regjistrim të parë) OBLIGATIVE.
-Të gjithë lojtarët e interesuar nga diaspora të lindur në vitin 1998 janë të mirëseardhur të lajmërohen në FFK direkt tek trajnerët e përfaqësueses U-15, Isa Sadriu dhe Gazmend Haliti.
-Lojtarët nga diaspora do të ndahen në përfaqësueset regjionale.
-Të gjitha ndeshjet do të luhen në mëngjes në ora 09.00-11.00 si dhe pasdite nga ora 16.00-18.00
-Të gjitha ndeshjet do të janë 2 x 25 minuta dhe me dy pushime me nga 1 minutë për freskim me ujë.
-Të gjitha përfaqësueset regjionale do të janë të garantuara se nga data 3-5 korrik do të kenë 2 ndeshje .
-Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin e KEK-ut, në fushën A dhe B.
-Finalet do të zhvillohen ditën e diel, më datën 5 korrik 2015 në Stadiumin e Prishtinës.
-Koha e finaleve është: 09.00-10.00 finalja e vajzave dhe 10.00-11.00 finalja e djemve.
-Finalet do të luhen 2 x 30 minuta.
-Finalja e djemve udhëhiqet nga trajnerët e Përfaqësueseve U-15 dhe ndahet në skuadrën e kaltër dhe skuadrën e verdhë.
-Përgjegjës për seleksionim janë të gjithë trajnerët e përfaqësueseve A, 21, 19, 17, 16, 15.
-Trajnerët e përfaqësueseve janë të obliguar të kenë takime përmbledhëse çdo ditë në përfundim të aktiviteteve nga ora 21.00-22.00.
-Udhëtimi nga Konvikti deri në Kastriot organizohet me autobusë të rezervuar për kamp.
-Dita e lajmërimit është me datën 3 korrik 2015 në orën 07:00 në Drejtoratin e Konvikteve në Prishtinë, ku është qendra për informim si vitet e mëparshme.
-Të gjitha përfaqësueset regjionale duhet të jenë të organizuara në lidhjet regjionale me pajisje sportive për lojë dhe mundësi për përdorime të sponsorëve regjional.
-Hapja e kampingut është me datën 3 korrik në orën 10.00 në Qendrën Studentore, ndërsa ndeshja e parë është në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot në orën 10:30.
-Gjatë mbajtjes së kampit do të ketë edhe ligjërime nga ora 13.00-15.00, ku çdo përfaqësuese do të ketë së paku 30 minuta edukim teorik, qoftë në themele të lojës në futboll, ‘fair-play’ apo edhe rregulla të lojës.
-Të gjitha përfaqësueset dhe trajnerët janë të obliguar të janë në kamp nga data 3 korrik në orën 17.00 deri ditën e diel më datën 5 korrik në orën 11.00 pas finales.
-Shpallja e më të mirëve, më të organizuarve bëhet në ditën e finales, ku do të ketë çmime si – sulmuesi më i mirë, portieri, mbrojtësi, mesfushori, lojtari më ‘fair play’, përfaqësuesja më e organizuar etj.
-12 gjyqtarë të rinj dhe 4 instruktorë nga FFK-ja do të jenë pjesë e ndarjes së drejtësisë dhe do të kenë seminare edukimi për gjyqtarë të rinj.
-Seminar për të gjithë lojtarët dhe liderët “Çfarë do të thotë të jam lojtar i Përfaqësues së Kosovës”.