Komisioni Disiplinor i shkallës së pare në përberje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me date 29.05.2015, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore për të padisiplinuarit nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit zhvilluar me date 27.05.2015 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
 
V E N D I M E :
 
IDRIZ RAMADANI ; vëzhgues i Federatës së Futbollit të Kosovës , në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për paraqitje të raportit me të dhëna jo të sakta nga ndeshja e ndërprerë e javës së ; XX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi ; A ; Rilindja e Kosovës – Behari ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese );
 
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
 
FADIL SELIMAJ ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ Rilindja e Kosovës “ nga Skivjani i Gjakovës, njëherit edhe vëzhgues iFederatës së Futbollit të Kosovës , në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për manifestim të sjelljeve josportive ( sulm në lojtaret e ekipit rival ) në ndeshjen e ndërprerë të javës së ; XX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; Rilindja e Kosovës – Behari e zhvilluar në Skivjan të gjakovës ( raporte e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për ; 1 vit ( një viti ) dhe funkcioneve tjera lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 48 paragrafi 1 pika 1
 
ILIR MEHMETI ; gjyqtar futbolli në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për lëshime në plotësimin e raportit zyrtar në ndeshjen e ndërprerë të javës së ; XX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; Rilindja e Kosovës – Behari e zhvilluar në Skivjan të Gjakovës , në mungesë të provave ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
 
PETRIT RAMA ; gjyqtar futbolli ( asistent ) në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për lëshime në raportim nga ndeshja e ndërprerë e javës së ; XX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; Rilindja e Skivjanit – Behari e zhvilluar në Skivjan të Gjakovës , në mungesë të provave ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE E FUNDIT në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
 
BEKIM RUDARI ; gjyqtar futbolli ( asistent ) në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për lëshime në raportim nga ndeshja e nderprerë e javës së ; XX-të e Ligës së dytë të Kosovës për kategorinë e seniorëve grupi ; A ; Rilindja e Kosovës – Behari e zhvilluar në Skivjan të Gjakovës, në mungesë të provave ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni
39 paragrafi 1 pika 1.
 
GENTOAR MORINA ; lojtar i klubit të futbollit “ 18 Korriku “ nga Fortesa e Rahovecit me numër të librezës sportive 10222 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, në procedure të inicuar nga ana e komesarit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( sulm në gjyqtarin kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XIX të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B ; Besëlidhja – 18 Korriku e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve të takimit ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
EDISON SELMANI ; lojtar ( portier ) i klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani, me numër të librezës sportive 7963 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, në procedure të inicuar nga ana e komesarit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( lojë e ashpër ndaj lojtarit kundërshtar jashtë zones së rrezikimit ) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Drita – Drenica e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
BESART ISMAJLI : lojtar( portier ) i klubit të futbollit “ Ramiz Sadiku “ nga Prishtina me numër të librezës sportive ; 1/487 dhe i licencuarnë federatën e Futbollit të Kosovës me numër 12, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave ,për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XXVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ramiz sadiku – Lepepnci e zhvilluar në stadiumin e Ramis Sadikut në Prishtinë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ;2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
GENC KRASNIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ Kosova “ nga Prishtina me numër të librezës sportive ; 6807 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XXVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Kosova – deqani e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
BESIM GJUREVCI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Fushë Kosova “ nga Fushë Kosova i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 218 , në procedure të pezullimit ( rast recidiv ) nga dy mbledhjet e kaluar të komisionit disiplinor për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe sharje drejtuar asistentit të dytë në ndeshjen e javës së ; XXV-të ; Dukagjini – Fushë Kosova dhe mos respektimi i vendimit të komisionit për ndeshjen e javës së; XXVI-të ; Fushë Kosova – Liria – ku ishte i pezulluar – raporte e zyrtarëve nga këto dy ndeshje )
 
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250 EURO ( dyqind e pesëdhjet euro ) në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1.
 
ELVIR ZEKOVIQ ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ Behari “ nga Vitomirica në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për lëshime në protokollin e ndeshjes zyrtare në ndeshjen e ndërprerë të javës së ; XXIV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; Rilindja e Kosovës – Behari ( raporte e zyrtareve – deklarata plotësuese e zyrtarit );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
 
ARBNOR MORINA; kryetarjner i klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për largim në pankina (sjellje josportive ) në ndeshjen e javës së : XXXI-të të raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – BESA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e kryetrajnerit – raportet shtesë ):
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore ; të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 39  paragrafi 1 pika 2.
 
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 ( tëtë ) ditëve , nga data e sjeljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federates së Futbollit të Kosovës date 29.05.2015 – respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 29.05.2015
Kryetari; DUKAGJIN ZEFI d.v.