llapiSkuadra e Llapit e ka festuar titullin e kampionit në Ligën e Parë dhe njëherësh kthimin në elitën e futbollit kosovar pas 10 vjetësh mungesë. Në ndeshjen e parafundit të këtij edicioni, Llapi, në praninë e një numri të madh të tifozëve në stadiumin e qytetit në Podujevë, e ka mposhtur Kosovën e Prishtinës, me rezultat 5:1, ndeshje kjo e cila u transmetua drejtpërdrejt nga Supersport Kosova. Pas përfundimit të ndeshjes futbollistëve llapjanë ua ka dorëzuar trofeun e kësaj lige kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, derisa festa e tifozëve ka qenë madhështore. Krahas Llapit pjesëmarrjen në Raiffeisen Superligë në edicionin e ardhshëm e ka siguruar edhe Liria, derisa nga Liga e Parë do të largohen Lepenci dhe Ulpiana.
 

Liga e 1-rë  Java e 29-te : e Shtune 30.05.2015 ora 16.00
Gjilani – R-Sadiku  ………………………..…0-0
Liria- Flamurtari………………..……………. 4-0
Dukagjini – Vllaznia (P) ……………………..3-2
Llapi – Kosova (P)…………………………….5-1
F-Kosova – Rahoveci………………….……. 3-0
Lepenci – KEK-u ……………………………..5-3
2-Korriku – Ulpiana ……………………….. 3-0
Deçani – Ballkani………………….………..2-0
Superliga Junioret : Java e 28-te  e Shtune
Drita – Rilindja………………….…. 3-3
Besa – Trepça-89………………….1-0
Kosova (V) – Ferizaj ………………0-2