besa-feronikeli31majSot janë zhvilluar ndeshjet e javës së 32-të në Raiffeisen Superligë. As pas kësaj jave nuk dihet skuadra kampione, kështu që gjithçka mbetet të vendoset në 90 minutat e fundit të këtij kampionati. Besa ka shënuar fitore në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë në duel me Feronikelin, me rezultat 1:0. Kësisoj, titulli i kampionit do të vendoset në javën e fundit, kur Feronikelit i mjafton edhe një pikë në del me Prishtinën në Prizren. Golin e fitores për Besën e shënoi Fatih Karahoda, në minutën e 57-të, kur shënoi me një supergjuajtje. Pejanët luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 70-të, pasi Florent Papuqi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve. Në ndeshjet tjera, Hajvalia e mposhti Vëllaznimin me rezultat 2:0, me golat e realizuar nga Genc Hamiti e Mërgim Pefqeli. Drenica iu gëzua tri pikëve të rëndësishme në kryeqytet, duke e mposhtur Prishtinën, me rezultat 2:0, me golat e Kastriot Mehmetit e Dren Gashit. Fitore në udhëtim realizoi edhe Istogu në Mitrovicë në ballafaqim me Trepçën ’89, 3:2, derisa Kosova e Vushtrrisë e mundi bindshëm Dritën, 3:0. Në ndeshjen e fundit, Trepça shënoi fitore ndaj Ferizajt, 2:0, skuadra këto që edicionin e ardhshëm do të garojnë në një rang më të ulët të garave.
 
Raiffeisen Superliga: Java e 30-të
E diel 31.05.2015

Besa – Feronikeli………………....1-0
Trepça – Ferizaj…………………...2-0
Prishtina – Drenica………………..0-2
Hajvalia – Vëllaznimi……………..2-0
Trepça-89 – Istogu………………..2-3
Kosova (V) – Drita………………..3-0
Liga e 2-të – Grupi (A) Java e 22-të (e fundit)
Luftëtari – Lugu i Beranit………………3-1
Leshani – Minatori   (nuk u zhvillua)
Opoja – Behari …………………..3-0
Ilirai dhe Besa   pushuan
Liga e 2-të – Grupi (B) Java e 22-të (e fundit)
Ardhmenia – Vjosa………………5-3
Kaolini – Beslidhja ……………… ( nuk u zhvillua)
Vitia – Kamenica………………..2-0
T.Çanga – Rinia…………………1-0
Bashkimi – 18-Korriku…………… ( nuk u zhvillua)
Superliga juniorët – Java e 28-të
Drenica – Flamurtari………………...2-0
2 Korriku – Bardhi …………………..2-0
Drita – Rilindja…………………….. 3-3
Besa – Trepça-89………………….1-0
Kosova (V) – Ferizaj ………………0-2
Feronikeli  pushon
E hënë 01.06.2015 ora 11.0
Prishtina – Llapi