ffk-llogofin Telegram ngushëllimi i kryetarit të FFK-së z. Fadil Vokrri për familjen e futbollistit (junior) të Kosovës së Vushtrrisë, Ilir Menxhiqi.

  •   Prishtinë 1 gusht 2015

E nderuara familje Menxhiqi!
Lajmi për vdekjen e më të dashurit tuaj Ilir Menxhiqi na pikëlloi pamasë, prandaj në këtë çast të vështirë për familjen e juaj, ju lutem që në emrin tim, KE të FFK-së, futbollistëve dhe futbolldashësve të Kosovës, të pranoni ngushëllimet më të thella e të sinqerta.
Iliri, ndonëse i ri la gjurmë në futbollin e Kosovës duke u bërë shembull i një shoku të mirë, futbollisti cilësor i rritur në frymë sportive. Për këtë ai do të kujtojhet përherë, e ne ju bashkëngjitemi në këtë dhembje, duke marrë edhe ne një pjesë të dhembjes me shpresë e besim që ju këtë ndarje nga më i dashuri i juaj ta përballoni më lehtë.
Me respekt
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së