20150829_172128
Trepça’89 dhe Drenica kanë shënuar fitore si mysafire në kuadër të javës së dytë në Raiffeisen Superligë. Trepça’89 ka shijuar fitoren e dytë, duke e mposhtur Llapin, në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, me rezultat 2:1. Mitrovicasit kaluan në epërsi në minutën e 12-të me golin e shënuar nga Pleurat Hajdini, pas asistimit të Blerand Kurtishajt. Llapjanët arritën të barazojnë shifrat me golin e Enis Zabërgjës pas shërbimit të mirë të Alban Mavriqit. Megjithatë, skuadra e Arsim Thaçit arriti ta rikthejë epërsinë në sekondat e fundit të pjesës së parë, kur Mërgim Pevçeli shënoi me kokë. Fitore me të njëjtin rezultat shënoi edhe Drenica në Kizhnicë në duel me Hajvalinë, derisa Istogu dhe Prishtina e mbyllën ballafaqimin e tyre pa fitues dhe pa gola.


Raiffeisen Superliga  Jave e 2-të

E premte,  28.08.2015  në ora 17.00
Feronikeli – Drita        1 : 0
 
E shtunë,  29.08.2015 në ora 17.00
Llapi – Trepça’89        1 : 2
Hajvalia – Drenica      1 : 2
Istogu – Prishtina        0 : 0
 
E diel,  30.08.2015 në ora 17.00
Besa – Vushtrria
Gjilani – Liria
 
Liga e Parë  Java e 1-rë
E shtunë, 29.08.2015 në ora 17.00
Ramiz Sadiku – Vitia              2 : 1
2 Korriku – Behari                  3 : 0
Fushë Kosova – Kosova (P)   4 : 1
Luftëtari –  Ferizaj                  1 : 4
           
E diel,  30.08.2015 në ora 17.00
Trepça – Flamurtari
Vëllaznimi – KEK-u
Rahoveci – Dukagjini
Ballkani – Vllaznia (P)
 
Juniorët SUPERLIGA  Java e 1-rë 
E shtune, 29.08.2015 në ora 11.00
Prishtina – Rilindja    4 : 0
Liria – Drenica           7 : 0
Drita  – Flamurtari  (nuk është zhvilluar)
 
E diel,  30.08.2015 në ora 11.00
Vellaznimi – Istogu
Besa – Vushtrria