perfaqesuesja6Sot më 1 shtator Përfaqësueses “A” e Kosovës ka mbajtur seancën stërvitore të paradites në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, ku përzgjedhësi Albert Bunjaku me shtabin teknik punuan në krijimin e rasteve me një bashkëpunim ndërmjet lojtarëve. Seancën stërvitore të Përfaqësueses e ndoqi nga afër kryetari  i FFK-së Fadil Vokrri, i cili u nda i kënaqur me punën që po bëhet në këtë grumbullim.
Seanca stërvitore e pasdites do të mbahet sot po ashtu në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot nga ora 17.00  dhe do të jenë të pranishëm edhe zyrtarë nga operatori  “Vala” si sponsor gjeneral i Përfaqësueses.
perfaqesuesja7