ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur me datën 08.09.2015  pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Kampionatit 2015/16 dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
 
I  N  I  C  O  I
Procedurën disiplinore:
 
1.Ndaj lojtarit të KF ”Trepça-89” Bujar Idrizi me nr lic 4 dhe nr lib 5261,K.Kuq (motivi- ndërhyrja e palejuar si lojtar fundor në lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF Trepça89 – KF Besa e zhvilluar në Mitrovicë 06.09.2015) Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
 
2.Ndaj lojtarit të KF “Gjilani; Gzim Rusi me nr lic 17 dhe nr lib 1243-11 K.Kuq(motivi goditje me bërryl e lojtarit kundërshtar në ndeshjen KF Drenica – KF Gjilani e zhvilluar në Skenderaj 04.09.2015) Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes.
 
3.Ndaj Asistenti të parë Driton Preniqi në ndeshjen KF Drita – KF Istogu (motivi- sjellje të pahijshme ndaj vëzhguesit si dhe ndaj kryetrajnerit Genc Hoxha në ndeshjen KF Drita – KF Istogu e zhvilluar në Gjilan) Sipas raportit të vëzhguesit.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës se paraparë  me Propozicione e  Rregullore  të FFK-së).
 
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  Nr.03 i dt.08.09.2015.
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së  Parë
Ismet Ahmeti,d.v.
 
 
 
ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur me datën 08.09.2015  pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Kampionatit 2015/16 dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
 
I N I C I O I
Procedurë disiplinore
 
1.Ndaj lojtarit të KF “Dukagjini” Granit Avdyli me nr lic 6 dhe nr lib 7039 (motivi- goditje e lojtarit kundërshtar vendas pa top në ndeshjen KF KEK-u – KF Dukagjini e zhvilluar në Kastriot 05.09.2015) Sipas personave zyrtar te ndeshjes.
 
2.Ndaj kryetrajnerit të KF “Vëllaznimi” Arsim Gojani (motivi- ofendim i referit kryesor të ndeshjes  KF Vëllaznimi – KF Ballkani, e zhvilluar në Gjakovë 06.09.2015) Sipas raportit te personave zyrtar të ndeshjes.
 
3.Ndaj trajnerit të portierëve të KF “Luftëtari”, Pashk Kqiraj (motivi- largim nga bankina shkaku i ofendimit të referit kryesor të ndeshjes KF Flamurtari – KF Luftëtari, e zhvilluar në Prishtinë 05.09.2015) Sipas raportit te personave zyrtar të ndeshjes.
 
4.Ndaj ndimëstrajnerit të KF “Fushë Kosova”, Besim Gjyrefci (motivi – edhe pse është i dënuar nga komisionet e FFK-se krijoj tollovi dhe zënka me tifozerinë vendase në ndeshjen KF Vllaznia (P) – KF Fushë Kosova e zhvilluar në Pozharan 06.09.2015) Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditevë, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dyte (Komisionit për ankesa, sipas procedurës se paraparë  me Propozicionë e  Rregullore  të FFK-së).
 
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  Nr02. 08.09.2015.
 
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së  Parë
Ismet Ahmeti,d.v.